Gjatë ditës së sotme partia opozitare VMRO-DPMNE organizoj një protestë masive ku morën pjesë dhjetëra qytetarë në mbrojtje të personave që u dënuan nga gjykata për dhunë në ngjarjen e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë.

Në protestë ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Nikola Gruevski, nxitësi i dhunës në parlament pas vendimit për të vendosur deputetin Shqiptar Talat Xhaferi në postin e kryetarit të parlamentit.

Nikola Gruevski ka kërkuar lirimin e të burgosurve, ka kërkuar pajtim kombëtar, dhe heqjen e përndjekjes politike për deputetët e opozitës.

"Kërkojmë  pajtim kombëtar, të ndërpriten përndjekjet politike, është e nevojshme të ndalen padrejtësitë në Maqedoni. Maqedonia duhet të ecë përpara. Maqedonisë i duhen reforma, hyrje në NATO dhe BE, investime, vende pune dhe drejtësi”, tha Gruevski gjatë protestës.

Pas dhunës në parlament, u arrestuan 13 persona të dyshuar si autor të ngjarjes së 27 prillit.Gjykata Penale ka dhënë masën e sigurisë me paraburgim me 30 ditë për 7 ndërsa për 6 të tjerët masën arrest shtëpie, kjo ka sjellë organizimin e protestave nga opozita maqedonase.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com