‘Protestat në Janar’ Lulzim Basha
nis takimet me elektoratin e PD

‘Protestat në Janar’ Lulzim Basha<br />nis takimet me elektoratin e PD<br>
Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka nisur takimet me elektoratin në disa qytete kryesore të Shqipërisë.

Basha do të bashkëbisedoj me qytetarët jo vetëm për zhvillimet politike por edhe për të parë nga afër problemet dhe gjendjen ekonomike.

Takimet organizohen pas mbledhjes me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike. Në fokus të takimit do të jetë edhe organizimi i protestave gjatë javës së tretë të Janarit.

Sikundër raportohet propozimi është bërë nga disa prej kryetarëve të partisë më të madhe opozitare në rrethe, ndërsa mësohet se ato do të jenë në funksion edhe të protestës që PD dhe opozita, pritet të mbajnë në javën e tretë të Janarit.

Opozita ende nuk ka një vendim mbi raportet që do të ketë me Kuvendin, pas miratimit të prokurores së përgjithshme Arta Marku, ku PD-ja nuk mori pjesë në votim.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike