‘Rama 2’ LSI: Kryeministri bëri
gabimin e parë me Integrimin 

‘Rama 2’ LSI: Kryeministri bëri<br />gabimin e parë me Integrimin 
Pas zyrtarizimit të qeverisë së re ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI, që tashmë është në opozitë.
 
Ministrja e Integrimit në detyrë, Klajda Gjosha shprehet se besonte se qeveria do të niste punën nga prioritetet për Integrimin, por ky dikaster sipas saj, do të atashohet diku në ndonjë cep të qeverisë tashmë.
 
Ministrja e Integrimit ishte njëra nga ministritë që u shkri nga Rama, ndërsa kompetencat e saj duket se do t’i kalojnë ministrisë së Jashtme.
 
STATUSI I GJOSHES
Mendova se sot qeveria e re do te niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoje drejt celjes se negociatave.
 
Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre.
 
Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re!
 
Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit! 


‘Rama 2’, replika mes Gjoshas e Bushatit

Pas zyrtarizimit të qeverisë së re, Klajda Gjosha ka qnë epar andër radhët e LSI -së që ka komentuar zgjedhjen e emrave të rinj, duke u shprehur  se besonte se qeveria do të niste punën nga prioritetet për Integrimin, por ky dikaster sipas saj, do të atashohet diku në ndonjë cep të qeverisë ta.

Pas reagimit të saj është përgjigjur Ditmir Bushati, i cili në statusin e tij e fton edhe atë të bëhet pjesë eintegrimit të vendit. 

Pas kësaj, nuk ka munguar as përgjigjia nga Gjosha, duke e siguruar Bushatin për një kontribut të saj dhe të LSI-së për integrimin e vendit.

‘Rama 2’, Bushati i përgjigjet Gjoshas: Mos u shqetëso për integrimin në BE
Pas reagimit të ministres së Integrimit në detyrë, Klajda Gjosha, në lidhje me emrat e rinj të kabinetit qeveritarë, e cila u shpreh skeptike për efektivitetin e të zgjedhurve nga Rama, ka reaguar ministri i Brendshëm Ditmir Bushati.

Me anë të një statusi në Twitter, ministri i është përgjigjur Klajda Gjoshës ku i shkruan “të mos të shqetësohet për integrimin evropian të vendit”, duke e ftuar edhe atë të japë kontributin e saj.

“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda”, shkruan Bushati.

bushati twitter
(Postimi i Bushatit në Twitter)

 

Gjosha: Kontributi im e i LSI do jetë gjithmonë
Vazhdojnë replikat mes Klajda Gjoshas dhe Ditmir Bushatit. Pas reagimit të Bushatit, i cili i kërkon Gjoshas të mos shqetësohet, dhe e fton atë të jetë pjesë e integrimit të vendit.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe përgjigjia nga Gjosha e cila shkruan në facebook se kontributi i LSI dhe i saj “do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit”.
 
Postimi i plotë i Klajda Gjoshas:
Pa merak i dashur Ditmir,kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit,pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni,krimi i organizuar,blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje, që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!
 gjosha
(Postimi Klajda Gjoshas në facebook)

dy.b/j.shshqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm