Befasia konsistoi në ‘sakrificën’ e kryeministrit Edi Rama, i cili i dha PD gjashtë ministri dhe pesë drejtori të rëndësishme, në këmbim të pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje. Por, nëse i referohemi masivitetit të familjarëve të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të punësuar në pozicionet më të rëndësishme të administratës publike, hyrja e PD në qeveri nuk duket më si një kapërcim ylberi. Për tre muaj me radhë, përfaqësuesit e opozitës shqiptare i shpallën luftë Republikës së Vjetër, në një kohë kur, gratë dhe fëmijët e tyre, ‘shërbejnë’ në pozicione të ndryshme dhe të rehatshme të administratës së kësaj republike.
Shumica e grave, burrave dhe fëmijëve të ligjvënësve të opozitës janë të punësuar në degë të ndryshme të administratës publike, në një kohë kur një qytetar i zakonshëm, ndonëse i kualifikuar, e ka shumë të vështirë për t’u bërë pjesë e administratës. Ata i kanë punësuar të afërmit nëpër ministri, institucione të pavarura, në arsimin parauniversitar, fakultete etj.
Si për ironi, Partia Demokratike ngriti edhe një komision hetimor për të verifikuar emërimet dhe shkarkimet politike në administratë, por shumë shpejt e la në mes këtë nismë. Megjithatë, kryetari i opozitës, në datën 13 majit ka shpallur Republikën e Re, ndërsa deklaron se kjo republikë do të themelohet në datën 25 qershor, datë kjo që përkon me zgjedhjet parlamentare.
Drejtuesit
Për tre muaj me radhë, përfaqësuesit e opozitës shqiptare i shpallën luftë Republikës së Vjetër, në një kohë kur, gratë dhe fëmijët e tyre, shërbejnë në porcionet kyçe dhe më të rehatshme të kësaj republike.
Paradoksi
Si për ironi, Partia Demokratike ngriti edhe një komision hetimor për të verifikuar emërimet dhe shkarkimet politike në administratë, por shumë shpejt e la në mes këtë nismë.
Familjarët e deputetëve të opozitës në administratën publike
Astrit Patozi
Bashkëshortja Amantja Patozi punon si audituese në Kontrollin e Lartë të Shtetit
Fatmir Mediu
Bashkëshortja Zhuljeta Mediu Përgjegjëse Sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë
Bashkëshortja Zhuljeta Mediu Anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të ‘Prodhim Mobilie’ pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik
Ridvan Bode
Vajza Adela Bode punon pranë Bankës së Shqipërisë
Bashkëshortja Jola Bode pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë
Nard Ndoka
Bashkëshortja Kozeta Ndoka punon në Ministrinë e Bujqësisë
Djali Evis Ndoka punon në Bashkinë e Tiranës
Vajza Stela Ndoka punon pranë KMSHC
Kastriot Islami
Bashkëshortja Irena Islami punon pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit
Dhurata Çupi
Bashkëshorti Agron Tyli punon pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar
Dashamir Shehi
Bashkëshortja Enkeleda Shehu drejtore e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (E shkarkuar në vitin 2017)
Arben Imami
Bashkëshortja Najada Hamzaj, pedagoge në Universitetin e Arteve
Edi Paloka
Bashkëjetuesja Desara Mema punon në Bibliotekën e Shkollës së Magjistraturës
Albina Deda
Bashkëshorti Pjerin Deda punon si mjek
Bedri Mihaj
Bashkëshortja Natash Mihaj punon tek Spitali Ushtarak
Djali Denis Mihaj, punon tek Spitali Ushtarak
Flamur Noka
Bashkëshortja Eva Noka punon pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës
Gjergji Papa
Bashkëshortja zv/drejtore e Shkollës 9-vjeçare ‘Sevasti Qirjazi’
Vazja Stela Papa punon pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë
Helidon Bushati
Bashkëshortja Ardiola Bushati punon si psikologe në QSUT
Irma Kopliku
Bashkëshorti Ilir Kopliku punon pranë Bashkisë Vau i Dejës
Jorida Tabaku
Bashkëshorti Saimir Sallaku pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë
Jozefina Topalli
Vajza Margerita Topalli punon pranë Bankës së Shqipërisë
Kozma Dashi
Bashkëshortja Eglantina Toska mësuese në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’, Fier
Myqerem Tafaj
Bashkëshortja Nazije Tafaj punon si mësuese, DAR, Tiranë
Vajza Blerta Tafaj punon në Bibliotekën e Universitetit të Tiranës
Roland Keta
Bashkëshortja Rudina Keta punon pranë Poliklinikës nr. 10 në Tiranë
Postet që burojnë nga marrëveshja politike
-Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve-Ikën Denar Biba
-Drejtimin e Avokatit të Popullit-Ikën Igli Totozani
-Zëvendëskryeministër, teknik- Ikën Niko Peleshi
-Ministri i Brendshëm, teknik- Ikën Fatmir Xhafaj
-Ministri i Arsimit, teknik- Ikën Lindita Nikolla
-Ministri i Shëndetësisë, teknik- Ikën Ogerta Manastirliu
-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik- Ikën Olta Xhaçka
-Ministri i Financave, teknik- Ikën Arben Ahmetaj
-Ministri i Drejtësisë, teknik- Ikën Petrit Vasili
-Drejtori i OSHEE- Ikën Ardian Çela
-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit- Ikën Artan Lame
-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave-Ikën Ilirjan Muho
-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve-Miklovan Kopani
-Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural-Ikën Suela Popa
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com