Will Dana, redactor përgjegjës i kësaj reviste u ka kërkuar ndjesë të gjithë lexuesve dhe të gjithë atyre që janë dëmtuar nga ky artikull.
Në artikullin e publikuar në nëntorë të vitit 2014, përshkruhej dhuna që ushtrohej në grup në një universitet në Virxhinja të SHBA, me pretendimin që ka ndodhur në vitin 2012.
Nga Universiteti i Gazetarisë në Kolumbi artikulli cilësohet si një ‘dështim gazetaresk’ i shkruar nga gazetarja Sabrina Erdely. Artikulli përmbante 9 mijë fjalë dhe titullohej ‘Një dhunim në kampus’.
Ky artikull bazohej vetëm në një burim informacioni. Hetuesit e autopsive të rendit që prej 4 muajsh nuk kanë gjetur asnjë dëshmi mbi këtë incident edhe pse sipas shefit të policisë, Timothy Longo, studentit me pseudonimin Jackie, i cili ka bërë denoncimin duhet ti ketë ndodhur diçka e tmerrshme.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)