‘Rruga e Kryqit’, Papa:Turp për
gjakun e derdhur të të pafajshmëve 

‘Rruga e Kryqit’, Papa:Turp për<br />gjakun e derdhur të të pafajshmëve 
Lufta, shkatërrimet, emigracioni, uria ishin në qendër të fjalimit të Papa Franceskut gjatë procesionit të njohur si Rruga e Kryqit e mbajtur në Kolose të Romës.

Me rastin e 'të Premtes së Zezë', e cila në besimin e Krishterë përkujton vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq mijëra besimtarë morën pjesë në ceremoni duke mos u frikësuar aspak nga alarmet për sulme terroriste.

Kryqi u mbajt nga kardinali Agostino Vallini, një familje romane, persona me aftësi të kufizuara, por edhe nga laikë e fetarë prej vendeve të ndryshme.

Situata ku ndodhet sot  egjithë bota ishte edhe kryefjala e Atit të Shenjtë përpara besimtarëve

“Turp për të gjitha pamjet e shkatërrimit dhe mbytjeve të cilat janë shndërruar në imazhe të zakonshme të jetës sonë. Turp për gjakun e pafajshëm të fëmijëve grave. Emigrantëve personave me ngjyrë. Turp edhe për heshtjen tonë  përpara padrejtësisë. Turp për të gjithë ne peshkokët,priftërinjtë që kemi plagosur Kishën që  harruar dashurinë tonë të parë, dhe përgjegjësinë tonë” u shpreh Papa.

Rituali u zhvillua si çdo vit, edhe në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, ku të Krishterët Ortodoksë përshkuan me kryqet e drunjtë në duar, rrugën ku besohet të ketë kaluar Krishti para se të kryqëzohej, ‘Via Dolorosa’. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!