Natyra shqiptare ofron peisazhe të jashtëzakonshme, por që t’i shijosh duhet të kërkosh pak në vende paksa të largëta ku urbanizimi ende nuk ka filluar të shkatërrojë.

Detet,liqenet dhe malet tona ruajnë po atë bukuri fizike që kanë pasur gjithmonë, por këtë herë rinia shqiptare ka emancipuar veten dhe i ka dhënë një tjetër ritëm jete natyrës.

Me datë 29 Maj në ujrat e Liqenit të Komanit është zhvilluar eventi i quajtur ‘’Boat Party/ Who loves the sun’’? Ky është viti i dytë që organizohet një festë e këtij lloji dhe duket që interesi për të marrë pjesë ka qenë i jashtëzakonshëm.

Të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, një pjesë e madhe e organizuar me autobusë kanë mbërritur në Koman për të shijuar festën shumë të veçantë brenda në anije.

Pjesmarrja ka qenë shumë e madhe, ndaj dhe jo gjithçka ka shkuar në mënyrë përfekte, por në fund të udhëtimit të gjatë, të rinjtë i kanë shtuar jetës së tyre një eksperiencë emocionuese dhe të veçantë.

Shpresojmë që me kalimin e viteve kreativiteti që bashkon shpirtin rinor me bukurinë e natyrës shqiptare, të jetë në rritje dhe të vijë duke u përmirësuar që të kemi mundësi të shikojmë opsione të tilla të reja argëtimi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com