‘’Pedalo për në punë’’,Veliaj: Mjetet
alternative përmirësojnë ajrin

‘’Pedalo për në punë’’,Veliaj: Mjetet<br />alternative përmirësojnë ajrin
Me hapjen e bulevardit janë liruar edhe korsitë e biçikletave, që mundësojnë lëvizjen e qytetarëve për në punë.

Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit ‘’Pedalo për në punë’’, që ka për qëllim ndërgjegjësim qytetar për përdorimin e mjeteve alternative si ecja në këmbë.

veliaj per bicikletat
 
U çlirua bulevardi, do të thotë u çliruan edhe korsitë e biçikletave. Sot jemi në një situatë ku komuniteti ynë, i atyre që përdor biçikletat është trefishuar. Bashkia e Tiranës sapo ka filluar projektin e investimeve për korsi të dedikuara por edhe të mbrojtura, pra si një kanal i mbrojtur nga makinat dhe trotuari për të siguruar që edhe eksperienca e transportit me biçikletë dhe ata që zgjedhin këtë alternativë të kenë garanci që është një udhëtim i sigurt dhe një udhëtim jo problematik”, tha Veliaj.

veliaj per bicikletat
 
Kryebashkiaku shtoi se së shpejti do të jetë edhe një linjë e re e autobusave elektrikë që do të frenoi ndotjen e qytetit.
 
“Kanë sot si në gjithë linjat e Tiranës të modernizuara dhe të shtuara. Kemi shkuar nga 200 në 290 autobusë dhe brenda këtij mandati po bëjmë çmos që të fusim një linjë të autobusëve elektrikë në Tiranë me 0 ndotje për qytetin, do ishte ndoshta transporti më i pastër që kemi pasur”, u shpreh Veliaj.
 
Dita ndërkombëtare ‘’Pedalo në Punë’’ u organizua nga shoqata ‘’Together for Life’’ në kuadër të projektit ‘’Ajër i pastër në Tiranë, më shumë ecje, biçikleta dhe transport publik’’. Marshimi synon te ndërgjegjësojë qytetarët e kryeqytetit që të përdorin më shumë mjete si biçikleta apo transporti urban për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe mjedisit
 
veliaj per bicikletat

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës