‘’Vdekje qenve armenë ‘ Lideri Turk
në Suedi jep dorëheqjen 
   

‘’Vdekje qenve armenë ‘ Lideri Turk<br />në Suedi jep dorëheqjen <br />   
Nënkryetari kryesor i shoqatës turke në Suedi ,dha dorëheqjen me turp pas thirrjeve për vrasje ndaj armenëve. Gjatë fjalimit të tij përpara një turme të vogel personash në Stockholm ,kërkoi nga turqit të zgjohen edhe të vrasin ata që ai i quajti ‘’qentë armenë’’.

Gjatë fjalës së tij në qëndër të kryeqytetit suedez , Barbos Leylani gjithashtu tha  :’’Le të tregojmë Suedinë ,Skandinavinë dhe Europën për çfarë Turqia qëndron .’’Ne nuk e pëlqejmë gjakun por mund ta lemë të rrjedhë kur është e nevojshme ‘’.
Organizata e ka e distancuar veten nga komentet e Leylan-it ,duke thënë se qëllimi i saj kryesor është të punojë për të drejtat e barabarta.
Layan-i ka kërkuar falje në faqen e internetit të shoqatës , duke thënë se ai ishte keqkuptuar .

Kreu i Shoqatës Armene në Suedi ,Garlen Mansourian,deklaroi per Radion Suedeze që do të ketë ‘’zero tolerançë’’për vërejte të tilla , ndërsa ai planifikon të raportojë Laylanin në polici .
Ndërkohë Behar Çetin Kreu i Shoqatës Turke Suedisë Rinore  ,tha se ishte tronditur nga komentet e bëra nga një regjistrim në internet . Ajo dënoi deklaratën e Leyanit si ‘’raciste’’dhe tha që mund të ndikojë negativisht tek 50.000 turqit që jetojnë në Suedi .
Tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ,e cila është mbështetur fuqimisht nga Turqia, u shkallëzua shpejt gjatë dy javëve të fundit mbi rajonin e Nagorno-Karabakut, e cila është e banuar kryesisht nga armenët etnikë.


Redaksia Online
(Xh.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.