‘Ruani sarajet e Ramës’, Garda nxjerr
bllof Berishën: Fotoja u bë në Itali

‘Ruani sarajet e Ramës’, Garda nxjerr<br />bllof Berishën: Fotoja u bë në Itali<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një foto në Facebook duke denoncuar se gardistët ruajnë në Surrel sarajet e Ramës në kushte ç’njerëzore. “Ja kushtet çnjerëzore, menca e batalionit prej 350 gardistësh që ruajnë Sarajet ultra luksoze të Norieges në Surrel” shkruan Berisha.

Por nuk ka vonuar përgjigja e Gardës së Republikës, e cila i kërkon ish-kryeministrit që institucionin të mos e përfshijë në vorbullën e luftës politike, ndërsa deklaron se fotoja e publikuar nga Berisha nuk është e vërtetë, pasi është bërë në Itali, ndërsa personat në foto janë emigrantë.

%u200BStatusi i Berishës
Statusi i Berishës

Reagimi i plotë i Gardës
Garda e Republikës shpreh keqardhjen më të thellë për një sulm publik kundër saj, i cili cënon imazhin, integritetin dhe dinjitetin e kësaj trupe në shërbim të autoriteteve shtetërore e të garantimit të sigurisë së aktiviteteve të tyre.

Ky institucion që qysh prej krijimit të vet e kryen veprimtarinë në kushte jo të lehta, ndjehet edhe më i keqardhur për faktin se është sulmuar përsëri publikisht, nga një ish-kryeministër, të cilit i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë me përkushtimin më të plotë.

Sqarojmë opinionin publik dhe vetë shkelqësinë e tij, zotin Sali Berisha, se fotoja e propaganduar sot prej tij në Kuvendin e Shqipërisë, si pjesë e veprimtarisë së Gardës së Republikës, nuk ka asnjë lidhje me Gardën e Republikës dhe as me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Po ashtu personat në foto nuk janë punonjës të Gardës së Republikës.

Në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit tonë, rezulton se jo vetëm kjo foto nuk ka lidhje me Gardën e Republikës, po nuk ka lidhje as me Shqipërinë. Fotoja është bërë në një province të Italisë dhe institucioni ynë disponon edhe gjeneralitetet e personave në foto, të cilët janë emigrantë shqiptarë në Itali.

Duke i kërkuar publikuesit dhe komentuesit të fotos, shkëlqesisë së tij zotit Sali Berisha, që të tregoje respekt për Gardën e Republikës dhe të mos e përfshijë këtë institucion në vorbullën e luftës politike, mbetemi në dispozicion të zotërisë për çdo verifikim të nevojshëm përpara sesa të bëhemi objekt i sulmeve politike mbi bazë shpifjesh.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024