Policia e Fierit ka lajmëruar se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit 36-vjeçar Kreshnik Beqiri, që u gjet i groposur në fshatin Daullas të rrethit të Fierit .
Autori i krimit është 32-vjeçari Albert Zekaj, me origjinë nga Kopliku i Malësisë e Madhe. Dy shtetasit ndanin miqësi me njëri-tjetrin dhe Beqiri jetonte në shtëpi me qira me Zekajn. Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00, 32-vjeçari dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta K. Beqirin dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Pas marrjes në pyetje autori e ka pranuar autorësinë e vrasjes si edhe groposjen e kufomës në vendin ku u gjet. Dy shtetasit jetonin në Belgjikë, ku edhe janë njohur. Pasi janë kthyer, Kreshnik Beqiri jetonte në një shtëpi me qira me Albert Zekaj. Ata kishin probleme me qiranë prej një viti. Autori është shprehur se e ka qëlluar viktimën disa herë me çekiç në trup. Më pas e ka transportuar, ka hapur një gropë dhe e ka groposur. Pas deklarimit të familjarëve për humbjen e Kreshnikut, në muajin Janar 2018, Policia e Fierit ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer. Më pas, familjarët kanë vënë në dijeni policinë se Albert Zekaj ishte shoku i tij.
Zekaj ka shkuar tek shtëpia me qira dhe i ka kërkuar lekët, por viktima nuk ja ka dhënë se nuk i ka pasur. Autori shprehet se ka qenë i pirë dhe e ka qëlluar mikun e tij, duke e çuar deri në vdekje.

Viktima Kreshnik Beqiraj
Autori i ngjarjes është dërguar nga policia tek vendi i krimit, ku kishte groposur Kreshnik Beqirin. Policia e ka dërguar atë edhe në vendin ku qëndronin mjetet që ai ka përdorur për të kryer vrasjen, ku shfaqet çekiçi që autori ka përdorur për armë. Nga kryerja e veprimeve proceduriale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin, mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Vendi ku u gjet viktima
Çekiçi me të clin autori kreu vrasjen
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO









