‘Shtrëngim duarsh’ Kodheli-Ajazi:
Rëndësi, dhënia e informacionit

‘Shtrëngim duarsh’ Kodheli-Ajazi:<br />Rëndësi, dhënia e informacionit
TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, janë takuar të hënën në një seminar “Inteligjenca dhe Demokracia”. 

Në kulmin e akuzave të Partisë Demokratike për dyshime për përdorimin e infrastrukturës së ushtrisë për trafik droge, fakt i kundërshtuar edhe nga shefi i Shërbimit Sekret, ministrja është shprehur se mbledhja, përpunimi dhe shpërndarja e informacionit në përputhje me nevojat e qeverisë, është një mjet shumë i rëndësishëm, jo vetëm sa i takon sigurimit të informacionit adekuat dhe të saktë, por edhe analizës së shëndoshë dhe të besueshme. 

I pranishëm në seminarin e zhvilluar me dyer të mbyllura në ministrinë e Mbrojtjes ishte edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
 
Në njoftimin e zyrës së shtypit të ministrisë së Mbrojtjes citohet ambasadori Arvizu që shprehet se roli i shërbimeve inteligjente dhe mbikëqyrja parlamentare janë çështje mjaft delikate. Sipas z. Arvizu kurrsesi nuk duhet lejuar që informacione të klasifikuara të dalin në publik.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë