‘Shullazi-Vollga’/ Ballafaqim mes
biznesmenit, shoferit dhe noteres

Gjykata e Krimeve tė Rėnda ka pranuar kėrkesėn e prokurorisė dhe avokatėve tė Shullazit pėr ballafaqimin e biznesmenit Ylvi Beqaj me shoferin e tij Romeo Tarja si dhe Besnik Musait, po ashtu dhe noteres Aida Spahiu pėr tė zbardhur kontratėn pėr ‘Vollgėn’.

Besnik Musai ėshtė shoferi i Beqajt, ndėrsa Romeo Tarja ish-bodigardi personal i biznesmenit. Gjykata ka pranuar ballafaqimet mes notereve dhe dėshmitarėve tė mbrojtur pėr tė hedhur dritė pėr mėnyrėn si u bė kontrata pėr Vollgėn tek noteri.

Ylvi Beqja ka dëshmuar më parë se është kërcënuar nga Shullazi dhe këto deklarata janë konfirmuar edhe nga Besnik Musai. Dëshmitë janë dhënë më parë nga palët, ndërsa tani do të ballafaqohen në seancat e radhës te Krimet e Rënda.

Ndėrkohė sot palėt debatuan nė lidhje me kėrkesėn e prokurorisė pėr tė lejuar leximin e deklarimeve tė dhėna nga Jani Zaka. Prokuroria pretendon se ka dy deklarime tė tij tė dhėna nė datėn 03.02.2016 dhe 25.06.2016. Sipas sistemit TIMS Jani Zaka rezulton tė jetė larguar nga territori i vendit tonė nė datė 08.02.2016 dhe nuk ėshtė kthyer.

dy.b/shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave