‘Sulmet akustike’,SHBA tërheq 
stafin diplomatik nga Kuba

‘Sulmet akustike’,SHBA tërheq <br />stafin diplomatik nga Kuba
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan amerikanët të mos vizitojnë Kubën dhe kanë urdhëruar më shumë se gjysmën e stafit të tyre diplomatik të largohen nga ishulli. Komentet u bënë sot nga zyrtarë të lartë amerikanë, një përgjigje dramatike ndaj atyre që zyrtarët i përshkruan si "sulme konkrete" ndaj diplomatëve.

Vendimi është një goditje ndaj marrëdhënieve ende delikate mes SHBA dhe Kubës, të cilat sapo kishin filluar të linin pas armiqësitë e vjetra.

Nga ambasada në Havanë do të tërhiqet rreth 60 për qind e stafit të saj amerikan. Ambasada do të ndalë përpunimin e vizave në Kubë për një kohë të pacaktuar, thanë zyrtarët.

SHBA thonë se disa nga sulmet kanë ndodhur në hotelet kubane dhe se ndonëse nuk dihet nëse ka patur turistë amerikanë të lënduar, ata mund të ekspozohen nëse udhëtojnë në Kubë.

Turizmi është një element me rëndësi i ekonomisë kubane që është rritur vitet e fundit me zbutjen e kufizimeve të imponuara nga SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar gjithashtu shtetasit amerikanë që të mos vizitojnë ishullin, për shkak të zhurmave mbi limitet e pranueshme nga individi, që dëgjohen nëpër hotele.

Më shumë se 20 persona të stafit diplomatik janë raportuar me probleme shëndetësore. Kuba mohon të jetë përfshirë në këto sulme të raportuara, gjithsesi.VOA

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore