‘Tahiri’,Basha:Kuvendi s'mund
të rrëzojë kërkesën e drejtësisë

‘Tahiri’,Basha:Kuvendi s'mund<br />të rrëzojë kërkesën e drejtësisë<br>
Të tjera akuza të forta kanë ardhur nga kryedemokrati Lulzim Basha, në lidhje me votën kundër të socialistëve për arrestimin e Saimir Tahirit. Basha tha se Rama ka shkelur Kushtetutën dhe se Parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë.

Në një dalje për media pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD, Basha deklaroi se ‘de facto’ Rama ka marrë fund si kryeministër, ndaj dhe po bën gjithçka për të bllokuar hetimin ndaj ish-ministrit. 

"Rama ka shkelur Kushtetutën, Parlamenti nuk ka të dretjë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë dhe as të kthehet në gjykatë. Rama po mbron tahirin, sepse ëqshtë peng i trafiqeve të drogës dhe ka frikë nga hetimi i drejtësisë, që do zbulojë dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Ndaj po bën gjithçka për ta bllokuar këtë hetim. Vettingu është i marrë fund me këtë qëndrim të Ramës. Rama 'de facto' ka marrë fund si kryeministër. Ne si opozitë do jemi në konsultim me qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar për t'iu përgjigjur kësaj krize të thellë", deklaroi kreu i PD.

Në lidhje me bojkotin e komisioneve nga anëtarët e PD, referuar rastit të ditës së sotme, ku demokratët nuk morën pjesë në Komisionin e Ligjeve, Basha tha se kjo ndodhi për shkak të mbledhjes urgjente të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD

"Neser ka vetem nje komision, degjese per ceshtjen e kancerit, ne do te jemi te pranishem ne kete komision per kete ceshtje humanitare, natyrisht beteja eshte kunder kancerit me te madh te ketij vendi qe eshte krimi i organizuar me lidhje politike”, tha kryedemokrati. 

Burime nga PD pohuan për Report Tv se grupi do të votojë raportin e opozitës për Tahirin, që kërkon arrestimin e ish-ministrit. Ndërsa Basha nuk ka marrë vendim për seancën, të mërkurën përpara seancës do të ketë një mbledhje tjetër me grupin. Kjo për shkak se do të vijojnë konsultat me partitë e tjera opozitare përpara vendimit, ashtu sikur paralajmëroi edhe Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Bashës
Drejtësia shqiptare paraqiti një kërkesë të vetme pas 4 vite hetime të Antimafies italiane, paraqiti një kërkesë të vetme. Edi Rama e rrëzoi këtë kërkesë, gjithçka tjetër është propagandë, gjithçka tjetër është mashtrim për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Fakti është që Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin. Parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë të bërë konform rregullave, as nuk ka të drejtë të kthehet në gjykatë dhe të gjykojë provat, kjo i takon gjykatës. Edi Rama po mbron Saimir Tahirin sepse është peng i lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit, i trafiqeve të drogës dhe sepse ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë, hetim që do të zbulojë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në kupolën qeveritare, të krimit të organizuar.

Ndaj po bën gjithçka për ta penguar këtë hetim. Drejtësia është e nëpërkëmbur, është e kërcënuar. Vetingu është i marrë fund me ketë qëndrim të Edi Ramës që po e përdor për të kërcënuar prokurorët vetëm pse guxojnë të hetojnë Saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale. Maxhoranca, moralisht është e vdekur.​ Edi Rama “de facto” ka marrë fund si kryeministër. Ne si opozitë jemi dhe do të jemi në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe me faktorin ndërkombëtar për t'iu përgjigjur kësaj gjendje, kësaj krize të thellë të vendit.

Pyetje: Në fakt, ju sot keni adresuar një thirrje ndaj faktorit ndërkombëtar?
Basha: Pikërisht.
Pyetje: A ka një qëndrim z.Basha të ndërkombëtarëve për këtë çështje?
Basha: Unë nuk jam zëdhënës i ndërkombëtarëve, por jam partner i tyre.
Pyetje: Z.Basha do të vijojë bojkoti i komisioneve parlamentare nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike? Anëtarët tuaj nuk ishin sot në komisione
Basha: Për shkak të mbledhjes urgjente të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Nesër ka vetëm një komision që është një dëgjesë për çështjen e kancerit. Kështu që në këtë çështje humanitare ne do të jemi të pranishëm në këtë komision. Natyrisht, beteja është jo vetëm kundër kancerit, por kundër kancerit më të madh të këtij vendi që është krimi i organizuar me lidhje politike. 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604