‘Tahiri’, Basha: Rama do të mbajë
të lirë bashkëpunëtorin e krimit

‘Tahiri’, Basha: Rama do të mbajë<br />të lirë bashkëpunëtorin e krimit<br>
Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, në lidhje me kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit. Basha shkruan në ‘Facebook” se kryeministri po tenton të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të gjithë botës nga antimafia italiane në trafik droge.

Më tone të ashpra, krydemokrati kërkon që kjo situatë të marrë fund, teksa shton se Rama ka futur në burg njerëz që nuk paguajnë dritat dhe qytetarët e varfër.

"Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje. Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund!", shkruan Basha.

basha fb

(Postimi i Lulzim Bashës në facebook)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës