‘Tahiri’,deputeti i PD-Ramës:Pse
ke frikë nga hetimet e thelluara?

‘Tahiri’,deputeti i PD-Ramës:Pse<br />ke frikë nga hetimet e thelluara?<br>
Deputeti demokrati, Oerd Bylykbashi, i është drejtuar me disa pyetje kryeministrit Edi Rama, teksa është ndalur te mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit. Bylykbashi pyet Ramën se pse ka frikë dhe nuk i hap rrugë gjykatës të vendosë për Tahirin dhe nëse ka të drejtë apo jo prokuroria për arrestimin e tij.

Gjithashtu, ai e pyet kryeministrin se pse ka frikë që hetimet të thellohen dhe të nxjerrin rrënjët e ‘cannabisgate’, për të parë, sipas tij, nëse do ta ngrinte pastaj zërin Tahiri në gjykatë siç bën në Parlament.

"Rregullorja e Rames qe pengon Kodin e Procedures Penale dhe Gjykaten‎. Edi Rama, jepi mundesine Tahirit te ngreje zerin e bertase para Gjykates se Krimeve te Renda dhe jo para Keshillit te Imunitetit‎! Mos e pengo Gjykaten me Rregulloren e Parlamentit! Pyetjet jane shume te thjeshta: Pse mazhoranca e Rames ka frike e nuk i hap rruge gjykates qe ta vendose ajo, GJYKATA dhe jo mazhoranca e Rames, nese ka te drejte apo jo prokuroria per te arrestuar Sajmir Tahirin dhe per t'i kontrolluar banesen? Pse ka frike Rama qe hetimet te thellohen e te nxjerrin rrenjet e Cannabisgate? ‎Le te shohim pastaj a e ngre dot zerin Sajmir Tahiri ne gjykate para gjyqtareve‎ te krimeve te renda sic bente sot ne parlament, apo jo. Le ta shohim cfare presioni do t'i beje Rama Gjykates se Krimeve te Renda e kusherinj te kujt do t'i nxjerre gjyqtaret, pasi ua sajoi prokuroreve", shkruan Bylykbashi.

oerdi fb

(Postimi i Bylykbashit në facebook)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës