‘Tahiri’,Kuvendi detaje nga
mbledhja: Ja raportet e PD-PS

‘Tahiri’,Kuvendi detaje nga<br />mbledhja: Ja raportet e PD-PS<br>
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh sot në orën 10:00 për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda, Tiranë, depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me shkresën Nr. 9906, datë 19.10.2017, për dhënien e autorizimit për arrestimin, ose heqjen e lirisë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar.

Në mbledhje morën pjesë të dhjetë deputetët, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Anëtarët e Këshillit u njohën sot me argumente të paraqitura rishtazi të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Tiranë. Ky proces u zhvillua me dyer e mbyllura sipas kërkesës së vetë përfaqësuesve të Prokurorisë.

Më pas mbledhja u zhvillua me dyer të hapura, ku avokati i deputetit Saimir Tahiri parashtroi argumentet e tij, në l idhje me pa bazueshmërinë e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Tiranë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Z. Tahiri dhe avokati i tij iu përgjigjën në vijim pyetjeve të deputetëve rreth materialit të paraqitur prej tyre.

Bazuar në praktikën e derisotme parlamentare, mbledhja vijoi e mbyllur me diskutimet e anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin lidhur me kërkesën, relacionin e Prokurorisë dhe argumentet e tjera të përcjella nga palët.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin votuan që, lidhur me kërkesën e prokurorisë, të përcjellin në seancë plenare dy raporte si më poshtë:
Deputetët e mazhorancës, anëtarë të Këshillit, u shprehën se do të paraqesin në seancë plenare raportin, ku do t’i rekomandohet Kuvendit miratimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Tiranë për dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar, garancinë pasurore, kontrollin personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Saimir Tahiri.

Deputetët e opozitës, anëtarë të Këshillit, u shprehën se do i paraqesin Kuvendit në seancë plenare raportin, ku do i rekomandohet Kuvendit miratimi i kërkesës të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin, ose heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe të banesës të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri.

d.c.shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës