‘Tahiri’,Manja:Të flasë drejtësia,
Kuvendi ka rrëzuar dy raste tjera

‘Tahiri’,Manja:Të flasë drejtësia,<br />Kuvendi ka rrëzuar dy raste tjera<br>
Deputeti i PS, njëherësh anëtar i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, ka komentuar sërish vendimin e Kuvendit për hetim të lirë ndaj deputetit Saimir Tahiri. Në studion e Report Tv, Manja tha se pas vendimit të Kuvendit tashmë duhet të flasë drejtësia dhe se Prokurorisë i është hapur rruga për të hetuar deri në fund ndaj deputetit.

Deputeti socialist tha se Kuvendi ka rrëzuar edhe për dy deputetë të tjera autorizimin për arrestimin nga Prokuroria, por nuk pranoi të japë emra në lidhje me këta deputetë.

A ka kosto për PS?
Pranova të vij sot në studio, sepse nga sot duhet të flasë drejtësia. Kuvendi sot me këtë vendimmarrje i ka krijuar gjitha mundësitë Prokurorisë të hetojë deri në fund çështjen ndaj Tahiri. Ne i kemi krijuar gjitha mundësitë procedurale që të vijojë hetimet e nisura më 17. Me përjashtim të arrestit me burg dhe arrestit në shtëpi, prokuroria ka në dispozicion të gjitha masat e tjera, si dhe të kryejë hetime, duke filluar me kontrollin e banesës.

Kur do shkojnë prokurorët në shtëpinë e Tahirit?
Është çështje e strategjisë që ndjekë hetimi apo prokurorët. Ne nuk e dimë cili është prokurori konkret që po kryen hetimet.

Do ta çojë deri në fund Prokuroria hetimit?
E ka detyrim kushtetues dhe procedural që të japë një përgjigje lidhur me hetimet, së pari opinionit publik, por edhe vetë deputetit Tahiri. Ose pushon çështjen për mungesë provash, ose e dërgon në gjykatë, kur krijon bindjen se ka prova.Në dijeninë time janë dy raste kur Kuvendi ka refuzuar dhënien e autorizimit për arrestimit e deputetëve.

Pankartat e opozitës?
Shkojnë në dëm të drejtësisë, sepse çështje penale të bujshme, kur kanë qenë të veshura me retorikë politike, kanë dështuar në gjykatë, sepse mbrojtja e të pandehurit ka argumente të mjaftueshme për të bindur gjykatën se kjo çështje ka pasur motive politike dhe ka qenë e paragjykuar. Ne sot nuk kemi gjykuar nëse është i fajshëm apo i pafajshëm, por nëse nesër kjo çështje do shkojë në gjykatë me këtë sjellje të opozitës sot unë po të isha avokat i Tahirit do të kisha argumente se ato pankarta kanë dëmtuar drejtësinë dhe nuk shkojnë në favor të akuzës. Pra, opozita sot i bëri mbrojtjen më të mirë Tahirit. Prokuroria italiane hetoi tre vjet dhe vetëm kur kapi provën e ngriti çështjen, ndërsa prokurorët ngritën dy akuza të rënda vetëm 72 orë pas lajmeve. 

A është ky një skandal menjëherë pas formimit të qeverisë së dytë të Ramës?
Për opozitën është skandal, sepse ata duan të marrin pushtetin. Nuk ka asgjë të re në këto që thotë opozita për Tahirin, i ka thënë në katër vjet. Ne kishim hall tjetër, sepse jemi mazhorancë e përgjegjshme. Për ne nuk është shpejt, i kemi dëgjuar nga opozita këto prej katër vitesh.

Bashkimi PD-LSI?
Ata bashkë kanë qenë, shumë mirë që janë bashkuar sërish. Ne opozitë të fortë duam. Drejtësinë duhet ta lëmë të flasë, ndërsa ne të merremi me politikë.

Pretendohet se me paratë e trafikut të drogës janë blerë vota?
Ky është qëllimi final i opozitës, por nuk presim ta thotë opozita këtë. Ka shqiptarë që e beson se 200 mijë vota më pak dhe një opozitë e mbetur sa një grusht ... vota është çështje besimi. Nuk merret pushteti kështu. Këta ishin në pushtet, e dinë shqiptarët se çfarë bënë dhe na besuan neve.

Nëse do ishte një kundërshtar do kishit të njëjtën votë?
Jo për rastin Tahiri por për këdo vjen aty, për sa kohë kemi Kushtetutën, duhet ai Kuvend në të gjitha rastet kur do ndodhet para një kërkese të tillë të niset nga premisat kushtetuese, ligjore. Sa herë do ketë kërkesa të tilla, duhet gjykim i ftohtë, sepse kemi të bëjmë me jetë njerëzish. Jo të gjykojmë me emocione politike.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji