‘Tahiri’,Rama i kthehet Bashës:S’e
bëj dot atë që bëri Saliu për ty
Shefi i ekzekutivit deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk e bën dot për asnjë bashkëpunëtor të tij atë që ka bërë Saliu për Bashën, kur shmangej nga drejtësia me raporte mjekësore. Ai tha prerë se çështja e Tahirit është nën hetim dhe se duhet të përgjigjet para drejtësisë kushdo që prek në dërrasë të kalbur.
Çështja e ish-ministrit Saimir Tahiri është bërë pjesë e debateve të forta në seancën e sotme plenare. Ka qenë kryedemokrait Lulzim Basha që e ka përmendur disa herë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron Tahirin, teksa nuk flet për akuzat ndaj këtij të fundit si i përfshirë në trafikun e drogës. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka vënë përballë rastin e tij me Tahirin dhe atë të Berishës kur ishte kryeministër me Bashën.
Shefi i ekzekutivit deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk e bën dot për asnjë bashkëpunëtor të tij atë që ka bërë Saliu për Bashën, kur shmangej nga drejtësia me raporte mjekësore. Ai tha prerë se çështja e Tahirit është nën hetim dhe se duhet të përgjigjet para drejtësisë kushdo që prek në dërrasë të kalbur.
“Më thua kam 4 javë që nuk flas për Saimir Tahirin. Por çfarë të them unë për Tahirin. Mua më takon të flas? Apo është detyra jote? Nuk është as e imja, e as e jotja, por është e atyre që po e hetojnë Tahirin dhe nuk të ka caktuar njeri ty të bësh as gazetarin, as prokurorin, as gjykatësin, dhe as gjykatën supreme. Ty të intereson vetëm pushteti, ndaj e po e bën këtë, jo për të vërtetën, dhe për pushtetin je gati të bësh llum çdo gjë.
Ta kesh të qartë, ta keni të qartë të gjithë, unë kam qenë dhe do jem gjithmonë ky. Unë bashkëpunëtorët i besoj të gjithë dhe mbroj deri në fund idetë që ndajmë, punën që bëjmë. Por unë nuk jam avokati i asnjë bashkëpunëtori, kush prek në dërrasë të kalbur, të shkojë e të përgjigjet aty ku duhet të përgjigjet. Nuk e bëj dot për askënd atë që bëri Saliu për ty, kur u akuzove dhe u shmange me raport mjekësor dhe s’u paraqite fare. Ndërkohë, ai merrte fjalën këtu dhe të mbronte, edhe kur ishte akuzuar nga Prokuroria. Kjo është gjëja më anormale që mund të bëjë një kryeministër. Unë s’e kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë, kam çfarë kam unë opinionet e mia për Prokurorinë, për mënyrën se si vepron, për këtë apo për atë, kjo është çështje tjetër. Kam folur vetëm për qëndrimin në këshillin për mandatet në PS, se e kam pasur për detyrë të shpjegoj qëndrimin, dhe aty ka mbaruar detyra ime për atë çështje. Tani ajo çështje i takon hetimit, drejtësisë, atyre gazetarëve që dinë të bëjnë investigime, por jo ty, e partisë tënde”, tha kreu i qeverisë.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.8%
-
Më keq
44.3%
-
Njësoj
17.9%
Vota total: 1626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlora, destinacioni i preferuar për turistët me kamper, popullojnë pyllin e Sodës: Një mrekulli
3 Gusht, 15:53
-
Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Kosova dërgon notë proteste! Ministrija e Jashtme e Maqedonisë së Veriut: Po e analizojmë
3 Gusht, 15:31
-
Klubi i Serie A ofron 5 milionë euro për Mirlind Dakun, rusët kërkojnë dyfishin
3 Gusht, 15:31
-
Kostot e votës nga jashtë, Celibashi: Mbi 3 milionë euro vetëm platforma elektronike e regjistrimit
3 Gusht, 15:26
-
Pogradec/ Organizohet për herë të parë festivali i peshkatarëve! Ekspozim produkteve dhe argëtim
3 Gusht, 14:57
-
Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje
3 Gusht, 14:55
-
Aktorët Alfred Trebicka dhe Artan Imami inspektojnë punimet e Teatrit të Ri
3 Gusht, 14:38
-
Kremtohet 32 vjetori i fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
3 Gusht, 14:35
-
Eduard Zaloshnja: Pogradeci, Mbret i turizmit vendas
3 Gusht, 14:18
-
Makina përplas të miturën në Shkodër
3 Gusht, 14:12
-
Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat
3 Gusht, 14:04
-
Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra (VIDEO)
3 Gusht, 13:48