Plot 30 milion dollarë, është ky çmimi i diamantit rozë më të madh në botë i quajtur “The Raj Pink”. Guri, që peshon mbi 37 karatë dhe pritet të shitet javën e ardhshme ku do të dalë në ankand në Gjenevë.
/Shqiptarja.com
Diamanti është zbuluar në vitin 2015 dhe del në ankand nga një pronar anonim. Shitjet e mëparshme për diamantë rozë më të vegjël kanë regjistruar shifra prej më shumë se një milion dollarë për karat në ankande.
Një diamant rozë 24.78 karatësh u shit në nëntor të vitit 2010 në Gjenevë për një çmim prej 46 milionë dollarësh, çmim ky rekord për karat për diamantët rozë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA









