‘Ushtarët’ e Shullazit lihen në
burg.Avokatët mohojnë akuzat

Gjykata e Krimeve të Rënda komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për nipin e Emiliano Shullazit, Endrit Zelës, si dhe Endrit Qyqjes. Të dy personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Shullazit, u arrestuan me akuzën e “Shtrëngimit me dhunë për dhënie pasurie” dhe “pjesmarrje në organizata kriminale”.

Endri Zela e Endri Qyqja gjatë komunikimit të akuzës, nuk kanë pranuar të flasin apo të japin shpjegime në lidhje me akuzën, ndërsa ata janë mbrojtur me avokatë kryesisht të caktuar nga Gjykata.

Avokatët e tyre kanë mohuar akuzat, ndërsa kanë njoftuar se do të ankimonin vendimin e arrestit në Gjykatën e Apelit. Endrit Zela dhe Endri Qyqja, akuzohen se në bashkëpunim me Emiliano Shullazin, Gilmando Danin e Blerim Shullazin, kanë këcënuar dhe i kanë marrë ish-hotel Vollgën dhe afërsisht një sasi të konsiderueshme parash biznesmenit Ylvi Beqja. Ky i fundit, pas shumë peripecish ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se si është kërcënuar dhe grabitur prej Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi ndaj dy të arrestuarve masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa dëshmia e Ylvi Beqjas është prova kryesore për të dëshmuar krimet e organizatës së Shullazit.

Po kështu sipas hetuesve, janë gjetur edhe rreth 6 çeqe bankare, me të cilat, dy personat kanë tërhequr, shumat e parave të paguara nga biznesmeni Beqja. Ndaj tyre, gjykata kishte dhënë në mungesë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, ndërsa sot u njohën pikërisht me këtë masë sigurie. Dy të arrestuarit, u prangosën teksa po takonin në burgun 313, Emiliano Shullazin, i cili ndodhet në qeli për të njëjtat akuza.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen