Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime në ligjin e vettingut në polici, por që u rrëzuan nga shumica.

Partia Demokratike propozoi 3 ndryshime
Ministri i Brendshëm, shefi i tij I kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.

Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.