TIRANE- “Dosja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, kreut të komunës Tërthore në Kukës, Remzi Veseli dhe ajo e zhdukjes së Bleona Matës, janë dosje të kompromentuara nga ata që kanë qenë në krye të Policisë së Shtetit”. Në këtë mënyrë u është përgjigjur interesit të medias pasditen e djeshme, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahirit, pas përfundimit të takimit në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Tahiri deklaroi se, në lidhje me detaje për këto ngjarje duhet pritur përfundimi i hetimeve, pasi janë dosje ende të hapura. Tahiri i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, kanë zhvilluar dje një vizitë në Kukës dhe në Tropojë. “Detaje konkrete duhet të prisni në përfundimin e hetimeve. Janë dosje të vështira që deri diku janë kompromentuar rëndë nga ata që ishin deri dje në krye të Policisë së Shtetit”.
Një ministër i Brendshëm në Tropojë
Vizita e Tahirit është e para prej më shumë se një dekade që një ministër i Brendshëm ka shkelur në Tropojë. Ditën e djeshme, ministri Sajmir Tahiri ka shkuar në qytetin e Bajram Currit duke zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e komisariatit dhe efektivë. Ministri i Brendshëm ka mohuar zërat se, në Tropojë ka pasur një pritje jo të mirë, siç dhe u shkrua në media. “Jeni keqinformuar”, deklaroi Tahiri pasi u pyet nga gazetarët në Kukës. Takimi në Tropojë i ministrit Tahiri, është zhvilluar në ambientet e komisariatit të “Bajram Currit” ku të pranishëm kanë qenë drejtues dhe shefa krimi të zonës. Gjatë takimit ministri Tahiri ka kërkuar nga vartësit e tij, të intensifikohet lufta ndaj kriminalitetit si dhe të punohet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të cilat janë lënë në harresë. Ministri Tahiri i ka garantuar mbështetje maksimale institucionit që drejton për drejtuesit e policisë në rrethin e Tropojës.
Duke folur për vizitën e tij, Tahiri tha se, takimet bëhen në kuadër të analizës së punës së përditshme të policisë. “Kisha disa takime me drejtues dhe efektivë të policisë së Shtetit edhe në Tropojë dhe në Kukës. Ishte kënaqësi që isha në Tropojë por edhe këtu, në kuadër të analizës së punës së policisë dhe intensifikimit të punës në tërësi”, deklaroi Tahiri për median. Ai ka deklaruar se, policia është në këmbë për të siguruar rend dhe qetësi për qytetarët, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e këtyre të fundit. “Siç ju e dini sfida për të garantuar sa më shumë siguri për qytetarët nuk mund të përballet vetëm nga policia por edhe në bashkëpunim me shoqërinë dhe publikun”, tha ministri Tahiri gjatë fjalës së tij. Në takimet që ka zhvilluar në qarkun e Kukësit, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka qenë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të pushtetit lokal, si prefekti Safet Gjici.
Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com