‘X3MBikers’ bllokojnë parkun e
Gërmisë: Të mos lejohen automjetet

‘X3MBikers’ bllokojnë parkun e<br />Gërmisë: Të mos lejohen automjetet
Sot dhe nesër, parku i Gërmisë do të jetë nga tre orë i bllokuar për vetura. Nga ora 09:00 deri në orën 12:00, grupi i çiklistëve “X3M Bikers” nga Prishtina, do të vazhdojë protestën për ndalimin e hyrjes së mjeteve motorike në Parkun e Gërmisë.

Gjatë kësaj proteste, grupi i çiklistëve sportivë paralajmërojnë se do të organizojnë edhe nënshkrimin e një peticioni nga qytetarët e pranishëm, për mbylljen e rrugës për mjetet motorike, që për qëllim kanë hyrjen në Parkun e Gërmisë.

Po ashtu kjo protestë vjen edhe pas aksidentit të fundit që ndodhi javën e shkuar në Gërmi ku mbeti i vdekur një i ri 16-vjeçar.

Çiklistët kërkojnë ‘Bllokimin e rrugës për mjetet motorike për siguri, mbrojtjen e ambientit dhe hapësirës së gjelbëruar, vendosjen e shenjave për shtigjet e çiklistëve dhe këmbësorëve, vendosjen e kamerave të sigurisë sipas nevojës, dhe caktimin e një shtegu vetëm për çiklistë’.

Ky grup beson edhe në përkrahjen e Policisë së Kosovës, ku këta të fundit i kanë përkrahur në protestën që organizuan të dielën e kaluar.

Çiklistët kërkojnë përkrahje edhe nga organet kompetente të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e ambientit, organet komunale, mbrojtjen e sigurisë në parkun e gjelbër, organizatat dhe sportistët e Kosovës etj. Ndërkohë kërkojnë nga qytetarët që të bashkohen dhe të nënshkruajnë edhe peticionin që Parku Gërmia të mbetët hapësirë e gjelbër. /KosovaPress/


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike