Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka uruar në shqip përmes një video mesazhi, 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
 
Në mesazhin e titulluar "Ky është vetëm fillimi", Lu thekson se, "është e vështirë të besosh se vetëm 25 vjet më parë, Shqipëria dhe Amerika nuk kishin marrëdhënie zyrtare". Mund të duket kohë e gjatë, por në historinë e dy popujve është vetë fillimi", shprehet Lu.  
 
Ai thekson gjithashtu se Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka nderuar ambasadorin Woodroë Wilson, duke i vënë emrin një institucioni arsimor, një rrugë mban emrin "George W.Bush", ndërsa një kafene mban emrin "Barack Obama".
 
Në videon prej dy minutash, ambasadori Lu shton gjithashtu se më e mira në marrëdhëniet mes dy vende nuk ka ardhur ende.
 
"Ne qëndrojmë së bashku me krenari. Ky është vetëm fillimi", vijon Lu.