Lu: "Drejtësia" në pranverë 
Byroja e Hetimit, model i FBI

Lu: Byroja e Hetimit, model i FBI">
​Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu është i bindur se në pranverë të këtij viti , do të bëhet një reformë e thellë në gjyqësorin shqiptar. Një një intervistë për "Zërin e Amerikës", diplomati amerikan tha se ekzistojnë disa arsye të forta për të cilat kjo reformë duhet të kryhet.

“Kam shumë besim se në vitin 2016, në pranverë 2016, Shqipëria do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit. Përse kam kaq shumë besim? Së pari, është mjaft e qartë se populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Së dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartë dhe me zë të lartë. Ata kanë thënë se kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë dhe është e ngutshme. Bashkimi Evropian ka thënë se kjo reformë do t’i hapë dyert, dëshirës së Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit. Së fundi, kjo reformë ka mbështetjen e plotë dhe entuziaste të partnerit strategjik të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.,” tha Lu ndërsa shtoi se pas ekspertëve është radha e politikës që të gjejë një formulë të përbashkët.

Lu po ashtu i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që ta mbështesin këtë reformë, pasi sipas tij ky do të jetë hapi më i madh përpara në këto 25 vite. Ambasadori amerikan po ashtu foli edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në të cilat i cilësoi si të shkëlqyera, duke renditur edhe 3 prioritetet e amerikanëve për Shqipërinë.

“Unë kam punuar në shërbimin diplomatik për 25 vite, por kurrë në një vend me të cilin SHBA ka marrëdhënie kaq të ngushta. Kemi 3 përparësi. Të mbështesim zhvillimin e  reformave, të ndihmojmë Shqipërinë që të bëhet aleat më i fortë në NATO dhe të mbështesim zhvillimin e institucioneve demokratike,"

Por përveç tyre, Lu renditi për këtë vit edhe 3 përparësi të tjera, ku pas reformës në drejtësi, prioritet mbetet krijimi  i Byrosë Kombëtare të Hetimit bazuar në modelin e FBI-së amerikane.

“Veç reformës në drejtësi, këtë vit kemi në plan edhe tri përparësi të tjera: të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të nismës për krijimin dhe trajnimin e një Byroje Kombëtare Hetimi, bazuar në FBI-në amerikane, përmes së cilës shqiptarët do të hetojnë rastet e korrupsionit. Së dyti, ne po bashkëpunojmë shumë afër me Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendet e tjera të NATO-s, për të modernizuar format e armatosura të Shqipërisë, kryesisht disa njësi të rëndësishme të ushtrisë, që të shërbejnë krahas forcave të NATO-s kudo në botë. Dhe së fundmi ne jemi shumë të angazhuar për zhvillimin e sektorit të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri dhe të shtypit të pavarur, që të shërbejnë si vëzhguese të abuzimeve nga qeveria ose opozita. ” shtoi ambasadori amerikan.

Sa i përket lidhjes së politikës me krimin, Lu tha se ekzistojnë disa lidhje serioze çka sjell domosdoshmërinë për ndarjen e këtyre dy botëve përmes procesit të dekriminalizimit.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur