Lu e Vlahutin kërkojnë zhbllokimin
 e "Drejtësisë", takime me palët
 

Lu e Vlahutin kërkojnë zhbllokimin<br /> e  ">
Komisioni për reformën në drejtesi pritet të mblidhet brenda kësaj jave pas insistimit të dy ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, për të rikthyer palët në tryezë për përfundimin e paketës kushtetuese. Mëngjesin e tyre Donald Lu, ambasador i SHBA-së, dhe Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së e kanë nisur me një takim me kreun e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Më pas, Donald Lu, ka shkuar në një takim me atë që duket të jetë “pengesa” kryesore e kësaj bllokade, ish-kryeministri, Sali Berisha. Takimi qe i mbyllur, por zyra e shtypit e Berishës konfirmon se në qendër të bisedimeve ka qenë reforma në drejtësi. Sipas zyrës së shtypit të ish kryeministrit, Ambasadori Lu e njohu Berishën me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë ekspertët ndërkombëtarë.

Berisha theksoi se opozita është forca politike më e interesuar për reformën, të cilën Rama bëri gjithçka ta përjashtonte nga procesi, ndonëse asnjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë që Kushtetuta të amendohej pa opozitën. Kjo praktikë që ndoqi Rama bëri që të humbet një vit kohë dhe dy draftet të kthehen me vërejtje thelbësore nga Komisioni i Venecias, vërejtje që në tërësi ishin paraqitur nga opozita. Berisha shprehu besimin se nëse ekziston vullneti politik i sinqertë, kjo reformë mund të votohet me konsensus të plotë në parlament. Në takim u diskutua mbi gjendjen e kriminalitetit në vend.

Berisha theksoi se lidhjet e Ramës me krimin, vrasësit dhe bandat, janë një problem tmerrësisht shqetësues për opozitën dhe vendin. "Rasti Arben Frrokut është një dëshmi tjetër e lidhjeve të fuqishme të Ramës dhe qeverisë së tij me krimin ndaj dhe ndihma e SHBA-ve në problemet e dekriminalizimit është e një rëndësie shumë të madhe", u shpreh Berisha. Më vonë, Lu ka shkuar edhe në zyrën e Lulzim Bashës, kryetar i Partisë Demokratike. Në përfundim të këtij takimi, Basha tha pak për takimin, e shumë për alternativën e tij qeverisëse. “Reforma në drejtësi, e cila do të sjellë një drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron korrupsionin dhe krimin dhe si e tillë është dhe do të jetë interesi i PD dhe për të cilën PD do të japë gjithçka”-tha Basha.

Reforma në drejtësi nuk ka qenë çështje e vetme e diskutuar në takimin me ambasadorin Lu. “Sot kemi biseduar me ambasadorin Lu në një frymë të hapur dhe konstruktive të gjitha problemet. Kam kërkuar dhe marrë mbështetje të vazhdueshme për rrugëdaljet kryesore që janë reforma elektorale, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është dekriminalizimi që fillon prej ditës të nesërme të jetë një realitet ligjor që duhet të sjellë pasojat e para për personat e inkriminuar në Parlament, kryetar bashkish dhe në nivele të tjera të pushtetit”-tha Basha.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale