Edi Rama ka reaguar sot në Twitter ndaj komentit të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili kishte thënë se kryeministri shqiptar duhet të fliste në emër të tij, pasi ky i fundit i kishte përmendur emrin përfaqësueist të Donald Trupit në Shqipëri, lidhur me pozicionin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, sa i takon çështjes së dënimit të vëllait të tij në Itali për trafik droge.

Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua.

Reagimi i Edi Ramës për deklaratat e Donald Lu

Dy ditë më parë Rama kishte thënë se nëse Xhafaj nuk është në rregull me ligjin, për këtë do të kishte reaguar i pari Donald Lu.