Lu: I lumtur që kryeministri Rama
do të takojë presidentin Obama

Lu: I lumtur që kryeministri Rama<br />do të takojë presidentin Obama
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu në një status të tijin në faqen zyrtare të ambasadës shkruan se ndihet i lumtur që presidenti amerikan Barack Obama do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Eashington sot.

Për Lu-në, vizita e Ramës në SHBA, është një tjetër mundësi, pas vizitëss ë sekretarit Kerry në Tiranë, për të treguar miqësinë  fortë dhe bashkëpunimin midis qeverive.

“Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me KryeministrinEdi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi.” shkruan Donald Lu.

Kryeministri pritet të takohet rreth orës 18.00 në një takim bilateral me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.

“Zëvendës Presidenti do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Do të ketë një foto zyrtare në mes të takimit në Dhomën Ruzvelt”, shkruhet në axhendën e Shtëpisë së Bardhë.

Por se kur Rama do të takojë presidentin Obama, nuk është e përcaktuar në axhendën e Shtëpisë së Bardhë, por nuk përjashtohet një shtrëngim duarsh mes dy homologëve.
axhenda


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!