Lu letër Gjonit, Kodhelit e Gjermenit:
Vlerësojmë kontributin tuaj

Lu letër Gjonit, Kodhelit e Gjermenit:<br />Vlerësojmë kontributin tuaj
Dy ditë pas publikimit të Qeverisë së re “Rama 2”, Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, ju ka dërguar letra falenderimi Ministrës së re të Drejtësisë Etilda Gjoni, ish Ministres së Mbrojtjes Mini Kodheli dhe ish Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.

Ambasadori Lu e pergëzon Ministren e re të Drejtësisë për detyrën e lartë dhe e vlerëson për profesionalizmin e treguar kur ishte pjesë e Komitetet Shqiptar të Helsingit dhe Grupit të Punës për Reformën në Drejtësi.

“Ju keni një sfidë të jashtëzakonshme para jush pasi të bëheni Ministre në kohën më të rëndësishme të zbatimit të reformës në drejtësi. Shpresojmë gjithashtu që ju do të punoni edhe për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve e Shqipërisë me SHBA-të.” Shkruan Lu në letrën drejtuar ministres Gjoni. 

Letra e plotë e Lu dërguar ministres Gjoni:
E nderuar znj Ministre e emëruar Gjoni,
Në emër të kolegëve në Uashington dhe të Ambasadës e SHBA-ve në Tiranë, dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj si Ministrja e ardhshme e Drejtësisë. Ne bashkëpunuam ngushtësisht me ish Ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili dhe presim të bashkëpunojmë edhe me ju.
Kolegët e mijë në Ambasadën amerikane të cilët punuan me ju kur ju ishit pjesë e Komitetet Shqiptar të Helsingit dhe në Konsortiumit Ndërkombëtar të Grupit të Punës për Reformën në Drejtësi, kanë sugjeruar se ju jeni një profesioniste e përkushtuar me një profil të gjërë ligjor. Ju keni një sfidë të jashtëzakonshme para jush pasi të bëheni Ministre në kohën më të rëndësishme të zbatimit të reformës në drejtësi.
Ne e dimë që ju jeni e angazhuar për të punuar për popullin shqiptar. Shpresojmë gjithashtu që ju do të punoni edhe për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve e Shqipërisë me SHBA-të.
Edhe njëherë, përgëzime të nrgohta.
Sinqerisht,
Donald Lu


Ndërsa për ish Ministren Kodheli dhe Gjermeni ambasadori amerikan shpreh vlerësimin për shërbimin shembullor në ministrinë e mbrojtjes dhe ministrine e zhvillimit urban. 

Letra e plotë e Lu dërguar Kodhelit:
Në emër të kolegëve në Washington dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë më lejoni Τ’ju përgëzoj për punën Τuaj të jashtëzakonshme gjatë katër viteve të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes si një Aleat i ngushtë NATO.
Nën lidershipin Tuaj ne kemi përparuar në bashkëpunimin tonë ushtarak përmes mbështetjes që i kemi dhënë lidershipit të NATO-s në Evropë dhe Afganistan dhe kemi çuar përpara objektivat tona të përbashkëta për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë Aleancën.


Ka qenë kënaqësi të punuarit me ju gjatë detyrës suaj si ministër i Mbrojtjes dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi dhe bashkëpunime të tjera.
 
Ne vlerësojmë çfarë Ju keni bërë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gjithashtu për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA”  i 
shkruan Donald Lu Kodhelit.

Në letrën dërguar ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, Lu e përgëzon për punën e kryer në 4 vite duke e konsideruara një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë e çështjeve gjinore në Shqipëri.

Letra e plotë e Lu dërguar Gjermenit:
'E dashur Tina,

Në emër të kolegëve në Washington dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë dëshiroj t’ju përgëzoj për 4 vitet e shërbimit shembullor si Ministre e zhvillimit urban. Ju jeni një nga njerëzit e parapëlqyer në qeveri për arsye të kujdesit dhe qasjes njerezore në punën tuaj. E di që kalimi nga shoqëria civile në politikë ka qenë një sfidë për ju, por kam besimin e plotë se Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit tuaj në qeveri. E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri.

Jam i sigurt që puna juaj drejtuese në këtë fushë do të vazhdojë. Ka qenë kënaqësi të punonim me ju në cilësinë e Ministres dhe mirëpresim çdo bashkëpunim me ju në të ardhmen. Ne vlerësojmë atë që ju keni bërë për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet Shqipëri SHBA.

Sërish përgëzimet më të përzemërta"
shkruan Lu në mesazhin e tij. 
 
Në vendin e Kodhelit në postin e ministres së Mbrojtjes në mandatin e dytë të qeverisë Rama do të jetë Olta Xhaçka ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me Ministrinë e Zhvillimit Urban e drejtuar deri më tani nga Gjermeni,


dy.b/e.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën