Lu: Llalla i shpëtoi Vettingut, të
mos i shpëtojë hetimit penal

Lu: Llalla i shpëtoi Vettingut, të<br />mos i shpëtojë hetimit penal<br /><br>
TIRANE - Dy ditë pasi Report TV ekskluzivisht raportoi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar të mos jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë e si pasojë ai nuk mund të vazhdojë të jetë subjekt i Vettingut, reagoi ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

 

Përmes dy mesazheve në Twitter shefi diplomacisë amerikane në Tiranë kërkon që historia e Adriatik Llallës mos të mbyllet me kaq. Në mesazhin e parë Lu thotë: "Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, thuhet në reagimin e Lu.

 

Ambasadori Lu megjithëse nuk e përmend emrin e Adriatik Llallës, referimi i drejtohet pikërisht atij. Donald Lu i dërgon një mesazh të qartë ish kreut të akuzës shqiptare apo edhe atyre që kanë ndërmend ti shpëtojnë Vetingut. Lu kërkon për ta hetime dhe ndjekje penale. Kjo është kërkesa e tij që vjen padyshim një kambanë alarmi për njerëzit e drejtësisë.

“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, thuhet më tej në reagimin e ambasadorit amerikan.Këto deklarime janë vijimi një kursi të hapur përplasje mes ambasadës amerikane dhe ish kryeprokurorit Llalla.

reagim twitter
(Reagimi i Ambasadës amerikane në Twitter)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët