Lu në protestë, e surprizojnë me
këngë polifonike për SHBA e reformën

Lu në protestë, e surprizojnë me<br />këngë polifonike për SHBA e reformën
Ambasadori amerikan Donald Lu i është bashkangjitur protestës së qytetarëve para kuvendit për kalimin e reformës në drejtësi, duke i dhënë një tjetër përmasë rolit të tij të rëndësishëm në këtë hap të Shqipërisë. Lu ka paralajmëruar drejtëpërdrejt dhe ashpër partitë politike shqiptare se zvarritja e kësaj reforme do të sjellë pasoja të rënda.

Megjithë përpjekjet e shumëllojshme të Lu-së politikanët shqiptarë vijojnë të zvarrisin reformën, pa mundur të sjellin miratimin që populli shqiptar dhe ndërkombëtarët e kërkojnë me aq shumë ngulm. Ndërkohë që Lu bëri lëvizjen e fundit që reforma të kalojë duke protestuar së bashku me qytetarët, ai ka marrë si surprizë një këngë polifonike që i kushtohej Shteteve të Bashkuara dhe reformës në drejtësi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar