Lu, negociator i marrëveshjes
që del nga takimi Rama-Basha

Lu, negociator i marrëveshjes<br />që del nga takimi Rama-Basha
Ambasadori amerikan Donal Lu do të mbahet mend jo vetëm për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë në mesazhet politike, por edhe për negocimin që ai është duke bërë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të hartuar një marrëveshje paraprake që pritet të dakordësohet në takimin dy palësh.

Burime pranë të dy partive bëjnë me dije se nga ana e mazhorancës, me teknikalitetet po merret stafi kryeministror, duke e konsideruar këtë takim një iniciativë të qeverisë për avancimin e reformës në drejtësi, teksa për opozitën, po negocion kabineti i Lulzim Bashës, së bashku me ekspertët ligjorë e zgjedhorë të PD-së.

Parimisht, burime për Shqiptarja.com specifikojnë se është dhënë dakordësi në parim, që data e takimit të jetë 6 qershori, e hëna e ardhshme. Kjo është data e mundshme nga të dy palët, teksa është ndryshuar vendtakimi i dy liderëve. Mësohet se PD ka refuzuar që ky takim të kryhej në kryeministri, pasi simbolikisht do të vendoste Bashën në raport inferior me kryeministrin. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi