Lu për zgjedhjet, Basha: Do
blihen me paratë e hashashit

Lu për zgjedhjet, Basha: Do<br />blihen me paratë e hashashit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, për zgjedhjet e 18 qershorit. 

Ambasadori Lu tha gjatë një konference për zgjedhjet se politikanë të korruptuar dhe kriminelë do përpiqen t'i vjedhin këto zgjedhje. 

Në një status në Facebook, Basha shkruan se alarmin për grabitjen e zgjedhjeve të ardhshme po e japin edhe diplomatët e huaj si dhe shërbimet sekrete të vendeve partnere. 

Basha thotë se kjo e keqe mund të ndalohet duke iu bashkuar protestës së PD në 18 shkurt. 

"Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.
 
Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë.
 
Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet.
 
Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje.
 
Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku. 18 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij. 18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetaret. 18 shkurti është dita të #NgrihemiBashkë
", shkruan Basha.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noziyn! Garanci pasurore 50 mln lekë

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noziyn! Garanci pasurore 50 mln lekë