TIRANE- Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi sot në mesditë një takim për rreth dy orë me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe me as iu drejtua kryeministrisë për një takim me Ramën.
Kryediplomati amerikan mbërriti në zyrën e Bashës në orën 13:00 dhe doli prej aty fiks në orën 15:00. Një takim ky i pazakontë për nga kohëzgjatja, por rëndësia e tij lidhet pikërisht me fatin e negociatave maxhorancë-opozitë.
Pak pasi doli nga Basha, Lu iu drejtua kryeministrisë rreth orës 15:00 për një takim 20 minutësh me kryeministrin.
Pas takimit me Lu, Basha i nis një leter kryeministrit Edi Rama ku i kerkon te pranoje propozimet e integruara te Paketes Mc Allister.
Takimi Basha-Lu erdhi pas deklaratës së koalicionit opozitar, se kanë pranuar paketën McAllister plus si dhe publikuan 20 pikat e dakordësuara në këtë ofertë e cila u ndërmjetësua nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.
Negociatat mes palëve vijojnë për zgjidhjen e ngërçit politik, ndërkohë që ajo e cila ndan sot maxhorancën dhe opozitën është data e zgjedhjeve.
Shumica parlamentare insiston për respektimin e datës 18 qershor, ndërsa sot burime pranë PS-së thanë për Shqiptarja.com se Rama ka toleruar mbajtjen e zgjedhjeve deri në fund të Qershorit, duke përjashtuar kështu muajin Korrik.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO