Lu:Politikanë arrogantë,besojnë
se vetëm ata dinë se ç'po ndodh

Lu:Politikanë arrogantë,besojnë<br />se vetëm ata dinë se ç'po ndodh
Ambasadori i SHBA në vendin tonë ka folur sërish me tone të ashpra ndaj elitës politike shqiptare për çështjen e korrupsionit në vend. Në prezantimin e gjetjes për sondazhin ndaj korrupsionit të vendin tonë, një bashkëpunim të USAID dhe IDRA, kryediplomati amerikan Donald Lu tha se korrupsioni po shkatërron jetët e njerëzve në Shqipëri dhe se të fortët blejnë drejtësinë ndërsa të dobtit janë viktima
 
Lu tha se frymëzohet nga historia e një gruaje e cila vuajti në dyert e gjykatave për shkak të korrupsionit,
 
"Historia e një gruaje që ishte rrahur për shumë vite nga burri i dënuar për krime seksuale më frymëzon të flas për korrupsionin,  pas disa viteve ajo vendosi ta linte  të divorcohej. Ajo shkoi të kërkonte drejtësi por gjykatësi s'ja dha, ja dha kujdestarinë burrit dhe pasurinë.Pse duhet të vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë.Korrupsioni po shkatërron jetët e njerëzve , sa nga ne kanë dëgjuar historia të tilla? Shumë"-tha ai
 
Ambasadori amerikan në vendin tonë, gjithmonë i drejtpërdrejtë, rrëfeu për bisedën që kishte pasur me një politikan shqiptar i cili i ishte shprehur se shqiptarët nuk e kuptojnë reformën në drejtësi dhe korrupsionin.

"Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë debatin për reformën tipikë për arrogancën e politikanëve dhe elitën e politikës që besojnë se vetëm ata janë mjaftueshëm të zgjuar.Studimi tregon se problemet më të mëdha të korrupsionit vazhdojnë të mbetet te gjykatës prokurorë e doganierë.  Ky përfundim e tregon se populli e kupton se ç'po ndodh me korrupsionin në vend.-shtoi ambasadori

Duke cituar rezultatet e këtij sondazhi, Lu tha se qytetarët shqiptarë e shohin problemin e korrupsionit tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Kjo sipas Lu-së, tregon se shqiptarët në fakt, e kuptojnë më së miri këtë problem, duke lënë të kuptohet se ai mbështet këtë shqetësim të tyre dhe e gjen korrupsionin pikërisht tek këta zyrtarë. Ky është momenti që sipas kryediplomatit tregon se politikanët duhet të dëgjojnë popullin.

“Korrupsioni po shkatërron jetën e qytetarëve të ndershëm”, u shpreh ambasadori. 

89% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni i zyrtarëve publik është i përhapur, ose shumë i përhapur sipas sondazhit të Institutit për Kërkimet dhe Alternativat e Zhvillimit Sipas ketij sondazhi një në tre shqiptarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me tre vitet e fundit. 




 Fjala e plotë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi