Lu:Rama-Basha të japin zgjidhje
ose të mbyllen përjetë në sallë
SHBA heqin dorë nga vetingu ndërkombëtar?

Lu:Rama-Basha të japin zgjidhje<br />ose të mbyllen përjetë në sallë<br />SHBA heqin dorë nga vetingu ndërkombëtar?
Ideja e Ilir Metës për një takim të dytë mes Ramës dhe Bashës u mbështet pak orë më vonë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Në një konferencë të posaçme për shtyp, Lu foli shqip, jo vetëm si gjuhë komunikimi, por edhe në aspektin e mesazhit të qartë të përcjellë nga Ambasada Amerikane. Ai u caktoi dy liderëve ditën e takimit, dhe ju bëri një sfidë: të mos dalin nga salla pa gjetur një zgjidhje. Ai i kërkoi kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të takohen ditën e hënë, për t'i dhënë zgjidhje reformës në drejtësi, vetëm tre ditë përpara votimit të parashikuar. "Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme.  Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi. Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita.

Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë",-u shpreh Lu, gjatë një konference për shtyp nga ambasada e SHBA në Tiranë. Ai deklaroi se reforma duhet të miratohet në Kuvend edhe pa konsensus. "Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë. Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë". Kryediplomati amerikan në Tiranë tha se reformës në drejtësi i druhen politikanët kriminelë dhe gjyqtarët e korruptuar. "Disa muaj më parë kam pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë? Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë?  Sot, përgjigja është e qartë. Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë", tha Lu.

Ambasadori amerikan ishte sërish i drejtpërdrejtë kur foli për propozimin e demokratëve. Ai deklaroi se varianti i Bashës nuk është i vlefshëm. "Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e diel ndaj Ambasadores Nuland", deklaroi Lu. Ambasadori amerikan tha se nuk është dakord as me deklaratën e kryeministrit Rama se heq dorë nga negociatat. "Gjithashtu sot, Z. Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA.  Unë e refuzoj edhe këtë rol. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë", theksoi Lu.

Deklarata e plotë e ambasadorit Lu:
"Mendoj se ka një gjë për të cilën biem dakord. Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit politikë të Shqipërisë.
 
Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e dielë ndaj Ambasadores Nuland.
 
Gjithashtu sot, Z. Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA.  Unë e refuzoj edhe këtë rol.  Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë.
 
Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme.  Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi.
 
Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë.
 
Disa muaj më parë kam pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë? Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë?  Sot, përgjigja është e qartë. Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë.
 
Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë. Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë.
 
Harku i historisë është i gjatë, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është nëse ky kuvend dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj".


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)