SHBA nxit dialogun dhe bashkëpunimin midis opozitës dhe shumicës qeverisëse për zbatimin e rezolutës së 24 dhjetorit, si dhe për punën e përbashkët për të ardhmen që shqiptarët kërkojnë. Kështu deklaroi ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një takimi me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Gjatë takimit, ata afirmuan miqësinë e gjatë dhe historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vunë theksin në vlerat e përbashkëta që ne ndajmë së bashku. Ambasadori përsëriti mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për aspiratat e vazhdueshme Euro-Atlantike të Shqipërisë, si dhe angazhimin tonë për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë këto synime.
Ambasadori Lu përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e Shqipërisë si një aleate e NATO-s, kontributin e saj të rëndësishëm në misionin tonë të përbashkët në Afganistan, dhe ndihmesën në luftën ndaj ISIL dhe terrorizmit. Ambasadori tha se pret me kënaqësi hapjen e punimeve të Parlamentit.
Ndërkohë që në deklaratën për shtyp të selisë blu shkruhet se kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e ambasadorit, për të vijuar ndihmën e Amerikës drejt konsolidimit të isntitucioneve demokratike dhe shtetit ligjor.
Basha ka theksuar se lufta për standartet demokratike dhe ndihma e SHBA-së janë të një rëndësie të vecantqë në kohën kur këto vlera ndodhen përpara sfidave dhe kërcënimeve të mëdha. Ky ishte dhe takimi i parë i ambsadorit të ri të shteve të bashkuara me kreun e opozitës Basha.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com