SHBA do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE si dhe për forcimin e institucioneve demokratike. Gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu duke vlerësuar Shqipërinë si një aleate të fortë të Uashingtonit, shprehu angazhimin e tij për ta çuar më përpara aleancën dhe miqësinë mes dy vendeve.
Ministri Bushati i shprehu urimet Ambasadorit Donald Lu dhe shprehu besimin në kontributin e tij në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Bushati, duke vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike, shprehu vullnetin dhe angazhimin për t’i zhvilluar dhe rivitalizuar më tej ato.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com