Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Sipas zyres se shtypit, ministrja Gjosha shprehu vlerësimet për  marrëdhëniet e shkëlqyera  mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se  edhe përkushtimi i ambasadorit Lu do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.  ministrja Gjosha e falenderoi  ambasadorin për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.

Ambasadori Lu u shpreh se vlerëson përpjekjet që po bën Shqipëria për t’u zhvilluar dhe për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ambasadori  theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin procesin e  integrimit të Shqipërisë. 


Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)