Lu takon Tahirin, më tej kokë më
kokë me Bashën në selinë e PD-së

Lu takon Tahirin, më tej kokë më<br />kokë me Bashën në selinë e PD-së
TIRANË - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Takimi mes tyre u mbajt tek Hotel Tirana aty ku pritej të niste një konferencë kundër terrorizmit. Më tej kryediplomati amerikan është larguar për t'ju drejtuar selisë së Partisë Demokratike në një takim me liderin e opozitës Lulzim Basha. 

Kohët e fundit ambasadori amerikanë në Tiranë i ka shpeshtuar takimet me kryedemokratin, ku në foksu kanë pasur reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin.

Axhenda e ngjeshur e takimeve të ambasadorit nuk është mbyllur me kaq, pasi pranë mesditës, Donald Lu është takuar me ministrin e Shtetit për Marrëdhenien me Parlalamentin Ermonela Felaj.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës