Lu "tur" takimesh me Ramën 
 Tahirin, Metën dhe Nishanin

Lu  Tahirin, Metën dhe Nishanin">
TIRANË - E hëna ka nisur me një axhendë të ngjeshur për ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili është takuar me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Punëve të brendshme Saimir Tahiri dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.
 
Fillimisht Lu i është drejtuar kryeministrisë për të zhvilluar një takim me shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama. Ndonëse zyrat e shtypit nuk kanë zbardhur asgjë nga ky takim burimet konfidenciale thonë se ne fokus të diskutimeve ka qenë vizita e zotit Rama në datën 24 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk përjashtohet mundësia që bashkëbiseduesit të kenë folur edhe mbi çështje të aktualitetit politik në vend si dekriminalizimi, reforma në gjyqësor apo edhe klima mes kampeve politike. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministri Tahiri.
 
Më tej shefi diplomacisë Amerikane në Tiranë është drejtuar për në presidencë ku është pritur nga kreu i shtetit Bujar Nishani, e më pas edhe nga kryeparlamentari Ilir Meta. Edhe nga këto takime ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për diskutimet mes ambasadorit dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë.
 
lu meta

Ditën e enjte kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të marrë pjesë do të marrë pjesë në ‘Ëorld Leadership Forum’ në Neë York, një event i organizuar nga Shoqata për Politikë të Jashtme. Ndërsa ditën e premten, më 25 shtator Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila këtë vit do të jetë e përqendruar në çështjet e zhvillimit të Qëndrueshëm.
 
Po burime konfidenciale nga Ministria e Jashtme kanë sqaruar se kryeministri do të flas në asamble në emër të kryeministrave të vendeve rajonit, ndërsa ministri Bushati do të diskutojë me sekretarin e Përgjithshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit John Kerry për çështjet energjetike në rajon.
 
Në datën 16 tetor pritet të mbahet në Shqipëri edhe një ministerial për energjinë.  Po ashtu mësohet se Kerry pritet të vizitojë vendet e rajonit mes tyre edhe Shqipërinë së shpejti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon