Vijon puna për mirëmbajtjen e këndeve të lojës kudo ku ka marrë jetë projekti “Luaj Tirana” për rehabilitimin e hapësirave rekreative në kryeqytet. 

Në prag të pushimeve verore, të vegjlit e kryeqytetit do të kenë në dispozicion më shumë hapësira çlodhëse dhe argëtuese, por njëkohësisht edhe një siguri maksimale.

Në të gjitha parqet e ndërtuara nëpër lagje është bërë verifikimi dhe është ndërhyrë për riparimin e tyre në kohë rekod. Ndërkohë, Bashkia ka nisur organizimin e skuadrës së re, mjeteve, planifikimin e punës, nevojave dhe ndërhyrjet rehabilituese e mirëmbajtëse kudo.

Ndërhyrjet kanë prekur edhe fushat sportive të ndërtuara nëpër lagje, ku të rinjtë mund të luajnë futboll, basketboll apo t’i shfrytëzojnë për qëllime të ndryshme social-kulturore.

( Mirëmbajtja dhe riparimi i këndeve të lojërave për fëmijët )