Luan Hoxha, gjeniu
i energjisë alternative

Luan Hoxha, gjeniu<br />i energjisë alternative
Një shpikës kosovarë ka mbi gjashtë vite që ka arritur të krijoji një makinë, e cila furnizohet vetëm më hidrogjen. 35 vjecari nga Sllatina e Vitisë nuk ka ndaluar këtu, ai është duke përfunduar edhe projektin e tij të radhës; automjeti i furnizuar vetëm me ujë. Fatkeqësisht Golfi i tij është e vetmja makinë që përdorë këtë formë ekologjike dhe ekonomike të energjisë, duke qenë se projekti i Luan Hoxhës nuk është mbështetur nga askush.

Projekti ngeci, sepse për ta prezantuar nëpër botë, duheshin 200 mijë euro. Projekt ky që nuk u mbështet nga askush edhe pse ndihma ishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës.


Hoxha është profesor i elektronikës. Makina e tij është unike në Kosovë. Jo se është e ndonjë marke të shtrenjtë, por se mund ecë nëpër rrugët e Kosovës me hidrogjen.

Luan Hoxha e projektoi vetë motorin e makinës, i papraktikuar asnjëherë në Kosovë.

Në vitin 2005 motorin e makinës së tij që shkonte me benzinë e ndërroi me hidrogjen. Ëndrrën e bëri realitet, mirëpo Golfi i tij do të jetë i vetmi që do ta ketë hidrogjenin si lëndë djegëse.

Në fillim e nisi si një ëndërr. Por vendosi që ajo punë mos të mbetet vetëm e tillë. Megjithatë, në këtë projekt ai u ndihmua edhe nga disa profesorë të Universitetit të Prishtinës.

Këtë projekt Luan Hoxha e ka finalizuar para gjashtë vitesh. Motorin që funksiononte me benzinë, Luani e modifikoi që të funksiononte me hidrogjen. Dhe kjo u bë realitet me 5 qershor 2005.

Vetura “Golf 2” arriti shpejtësinë 60 kilometra në orë. E pas disa modifikimeve, një muaj më vonë, kjo arriti që të kapte 100 kilometra në orë.

Luani mbetet i zhgënjyer nga injorimi që u bëhet shpikësve të rinj në Kosovë.

“Të gjitha hulumtimet e mia janë të natyrës së energjisë. Në projektin e automobilit i cili merrte hidrogjen nga uji, për karburant, ekipi i ynë nuk arriti ta fitojë ndonjë donacion, apo te nënshkruajë ndonjë kontratë me ndonjë kompani, ku detyrimisht e kemi ndërprerë punën për shkak të mungesës së mjeteve financiare për ta zhvilluar deri ne fund. Dëshira për hulumtime nuk më lë të qetë, por mu desh të bëj një analizë të përgjithshme për ta filluar ndonjë hulumtim tjetër i cili nuk kërkon mjete të mëdha financiare për përfundimin e tij. Hulumtimet i kam fokusuar kryesisht në kërkimin e energjive të reja, të cilat do ta nxjerrin vendin nga kriza energjetike”, rrëfen Luan Hoxha për Express.

Ai po mendon që të bëjë të mundur të prodhojë rrymë vetëm me ujë. Luani tregon se përveç se është më lirë, ka edhe të mira tjera për vendin.

“Të mirat janë të shumëfishta, si për nga ulja e çmimit të energjisë, ashtu edhe për nga mbrojtja e ambientit. Janë më efikase se energjitë e tanishme që sot përdoren, si dhe energjitë alternative që po synohet në të ardhmen të aplikohen”, tregon Hoxha.

Hoxha shpjegon se nëse projekti i tij ka sukses, do të bashkëpunojë edhe me ndonjë kompani që është e interesuar.

“Po nëse është oferta e volitshme. Duhet ta ndjekim shembullin në veçanti të amerikanëve, se si shkencën e kthejnë ne biznes shumë fitimprurës”, thotë Hoxha.

Ai bënë apel tek institucionet e Kosovës që të mbështesin krijuesit e rinj e sidomos inovatorët.

“Deri sot Ministria e Arsimit nuk ka ndonjë strategji, as ndonjë rregullore për përcjelljen e inovatorëve deri te licencimi i projekteve të tyre, dhe nuk ka asnjë fond për inovatorë”, shpjegon Luan Hoxha.

Luan Hoxha ka lindur në Sllatinë të Poshtme të Vitisë ku edhe e kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ndërkaq është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Elektronik. Aktualisht jep mësim në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë