Luan Hoxha, ish-gjenerali i Gërdecit
“merr arratinë” në SHBA?

Luan Hoxha, ish-gjenerali i Gërdecit<br />“merr arratinë” në SHBA?
“Luan Hoxha është në Kosovë; fola në telefon me të, dhe është në Prishtinë për të dhënë disa leksione”, thotë avokati që e mbron ish-shefin e shtabit të ushtrisë në gjyqin mbi Gërdecin. Por sipas Mapo-s (dhe Mapo duhet të jetë e mirinformuar; Luan Hoxha ka qenë pedagog në Universitetin Europian), avokati Brahim Lahi nuk thotë të vërtetën. “Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i cili rrezikon një dënim me 8 vite burg për tragjedinë e 15 marsit 2008 është larguar në mes të janarit, bashkë me të shoqen, në drejtim të Amerikës”, thuhet nga raporteri i Mapo-s, që citon burime pa emër të prokurorisë . Është larguar “për arsye ende të paqarta” thuhet, por arsyet nuk duken se janë dhe aq të paqarta, ndërkohë që në të njëjtën fjali flitet për rrezikun e dënimit me tetë vjet burg.

Të njëjtin informacion e kish dhënë dhe e përditshmja Panorama. Madje, kjo e fundit e kish veçuar si lajm kryesor qysh në faqe të parë. Por ngjarja mbetet për t’u ndriçuar, megjithatë. Ka ikur për fare? Ikja e tij është e sponsorizuar nga ambasada amerikane? E nëse po, për ç’qëllim do duhej të sponsorizohej? Është e mundur t’i shpëtojë gjykimit?

P.S. Luan Hoxha ka për t’u mbajtur mend, më shumë se sa si ish-gjeneral, si njeriu që përgënjeshtroi publikisht në panik e sipër një bisedë që kish bërë në ambasadën amerikane, në të cilin kish thënë në mirëbesim se “e kish kërcënuar në telefon djali i Sali Berishës”. Do të mbahet mend edhe për një fotografi, ku ai nderon me dorën e djathtë në tëmth në stilin e marinsave metikolozë (është fotoja që shoqëron këtë shënim).

(Re.Pu.respublica.al)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen