TIRANE- Largimi pa lënë gjurmë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i Luan Hoxhës, vërtetohet edhe nga listat e pagesave për detyrimet financiare të pallatit ku ish-shefi i shtabit banonte në Tiranë. Bëhet fjalë për dy muaj Dhjetor 2011 dhe Janar 2012, ku i pandehuri për tragjedinë e Gërdecit Luan Hoxha ka mundur të paguajë vetëm një muaj, ndërsa përsa i përket Janarit 2012 ai ska asnjë detyrim financiar, për shkak se në banesë nuk banon asnjë person. Sipas dy listave të pagesave në muajin dhjetor 2011 gjenerali Luan Hoxha ka paguar vetëm 1000 mijë lekë. Kjo shumë është paguar për një sërë shërbimesh duke filluar nga pastruesja e shkallëve të pallatit, karta e telefonit, llambat e shkallëve si dhe deri tek detyrimet ekonomike për blerjen e leckës së pastrimit dhe detergjentëve që përdor pastruesja e pallatit.
PAGESAT PERMBLEDHESE
Ndërkohë që në një listë pagesash përmbledhëse të vitit 2011 gjenerali Luan Hoxha që banonte në katin e tetë, në një pallat që ndodhet përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka paguar plot 12000 lekë për 12 muaj. Siç del dhe nga lista e pagesave kjo shumë është paguar vetëm për detyrimet e përmendura më lart. Ndërkohë që në fund të listët përbledhëse të vitit 2011, nënvizohet fakti se ka mbetur pa likujduar ashensori i pallatit për periudhën Gusht-Dhjetor 2011 në shumën 20 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo familje që banon në pallat. Gjithashtu pa paguar ka mbetur dhe riparimi i pompave të ujit për muajin nëntor, riparim ky që sipas listët së pagesës kap shifrën 22 mijë lekë të vjetra për çdo familje. Shuma prej 44 mijë lekësh të vjetra, duket se është paguar dhe nga familja e gjeneralit Hoxha, i cili pasi ka bërë të gjitha detyrimet financiare me administratorin e pallatit, në fillim të muajit Janar 2012 është larguar së bashku me familjen në drejtim të SHBA. Ndërkohë që në listën e pagesave të muajit Janar 2012 në emrin e Luan Hoxhës nuk është shënuar asnjë detyrim financiar, madje as dhe për pastruesen e shkallëve të pallatit e shërbimet e tjera.
Flasin komshinjtë
Komshinjtë e ish-shefit të Shtabit tregojnë se Luan Hoxha është larguar në fillim të vitit dhe se që prej muajit Janar nuk e kanë parë më në banesë. Ata tregojnë se gjatë kësaj kohe nuk kanë parë asnjë person që të hyjë apo të dalë në shtëpinë e Luan Hoxhës, gjë e cila sipas tyre tregon se ai nuk ka futur njerës të tjerë në shtëpinë e tij. Fqinjët thonë se s’kanë informacion nëse ish-shefi i Shtabit do kthehet ose jo nga Amerika. “Ne s’kemi pasur shumë marëdhënie me familjen e Luan Hoxhës, por herë pas herë shkëmbeheshim me të në shkallët e pallatit dhe në ashensor. Po bën që në fillim të vitit dhe se kemi parë më. E kemi pyetur këtë administratorin e pallatit, ai na tha që sdinte asnjë gjë se ku kishte shkuar”- shprehet një nga banorët. Më tej ai shton se largimi është i vërtetë pasi dhe djalin e tij të vogël nuk e kishte parë, pasi sipas fqinjit ai luante me vajzën e tij në shkallët e pallatit. Fqinji beson se një ditë Luan Hoxha do të kthehet dhe se vizita e tij s’do jetë e përhershme në SHBA. Javën që shkoi, gjykata e Tiranës shtyu vendimin për 28 të pandehurit e Gërdecit mes tyre dhe ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, për të cilin prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e tij e 8 vjet burg për akuzën e Shpërdorimit të detyrës në bazë të Kodit Penal Ushtarak.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com