Luan Rama:Çfarë po ndodh me
listën e 124 kriminelëve të drogës
Nënkryetari i LSI Luan Rama ka reaguar sërish lidhur me listën e 124 emrave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, ekzistencën e të cilës deklaruan pak ditë më parë kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm teknik Dritan Demiraj.Në një status në Facebook ai pyet se çfarë po ndodh me listën e paralajmëruar.
Nënkryetari i LSI Luan Rama ka reaguar sërish lidhur me listën e 124 emrave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, ekzistencën e të cilës deklaruan pak ditë më parë kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm teknik Dritan Demiraj.
Në një status në Facebook ai pyet se çfarë po ndodh me listën e paralajmëruar duke ironizuar se lista po digjet me zjarret që kanë prekur vendin.
Pak ditë më parë ai u kërkoi Ramës dhe Demiraj që të
dorëzojnë në prokurori listën.
Statusi i Luan RamësÇfarë po ndodh me listën e paralajmëruar të 124 kriminelëve të drogës?!...
E paralajmëroi Kryeministri, e pas tij e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm se kanë në dorë një listë me 124 emra kriminelësh që merren me kultivimin dhe trafikimin e drogës!
Po deri tani vetëm kaq! Ose të paktën për publikun asgjë më shumë...
Natyrisht që jo çdo gjë i duhet thënë publikut, pasi specifika e shërbimeve të këtij lloji imponon rregulla strikte të ruajtjes së sekretit profesional.
Por një gjë duhet të na e thotë Kryeministri:
A është, përkatësisht, a janë relatuar çështjet në Prokurori?
Dhe nga ana tjetër, çfarë po bën Prokuroria?
Kaq ditë pas shpalljes publike se ekziston një listë me emra trafikantësh të drogës, madje edhe të lidhur e suportuar prej policisë apo segmenteve të politikës, a ka ndërmarrë ajo ndonjë veprim procedurial qoftë edhe kryesisht?...
Sepse mund të ndodhë që zjarret që po djegin vendin, të djegin edhe listën e kriminelëve të drogës!
Prokuroria nuk është para ndonjë thashethemi, po para deklarimeve zyrtare e publike të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27