Luan Rama del në konferencë
dhe sqaron: Flas në emër të LSI-së

Luan Rama del në konferencë<br />dhe sqaron: Flas në emër të LSI-së
TIRANE - Luan Rama, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim hodhi poshtë zërat për një përçarje brenda partisë, ose një konflikti të mundshëm mes tij dhe kryetarit ët grupit parlamentar Petrit Vasili.

....
Një javë më parë, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u distancua nga një deklaratë e Luan Ramën i cili nga selia e partisë i kërkoi qeverisë të merrte në konsideratë vërejtjet e FMN-së për koncesionet.

Këtë të mërkurë, edhe pse doli në konferencë për të folur për korrupsionin zgjedhor, Luan Rama, zgjodhi ta nisë fjalën me një sqarim: "Së pari më lejoni të bëj të ditur që jam në këtë konferencë shtypi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së dhe me të gjitha atributet e përfaqësimit politik të detyrës që përfaqësoj".
.

 Përplasje brenda LSI për FMN, Vasili kundërshton Luan Ramën

Gazetarët: Ju thatë që në nisje të konferencës se ky është qëndrimi zyrat i LSI-së, por edhe në daljen tuaj të parafundit nga selia e LSI-së ju thatë që po mbanit një qëndrim zyrtar të partisë për raportin e FMN-së. Ndërkaq më vonë zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ju përgënjeshtroi me një deklaratë për shtyp dhe tha që qëndrimi ishte personal i juaj në lidhje me këtë çështje. Çfarë ndodhi, nuk ishit marrë vesh që dolët në qëndrime të ndryshme?

Luan Rama: Së pari më lejoni t’jua bëj të qartë edhe një herë që kohezioni dhe sintonia ime me z. Vasili është e shkëlqyer. Bashkëpunimi im me të dhe me të gjithë drejtuesit e LSI është i shkëlqyer.

E dyta unë, meqenëse në profesion jam gazetar, di shumë mirë të ndaj çfarë është qëndrim privat nga çfarë është qëndrim zyrtar. Edhe në konferencën për shtyp për të cilën ju referoheni, kam thënë dhe po e përsëris, që për Lëvizjen Socialiste për Integrim është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe partneriteti me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me çdo organizëm ndërkombëtar që është partner në Shqipëri apo me të cilin Shqipëria është e detyruar që të punojë për të përmbushur reforma të rëndësishme drejt procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ky është qëndrimi zyrtar i LSI i shprehur edhe nga qëndrimi i z. Vasili, edhe nga qëndrimi i Kryetarit të LSI-së në një emision televiziv për të parë me seriozitet dhe me përgjegjësi çdo mesazh që vjen dhe për të lexuar drejt e korrekt çdo qëndrim, çdo sugjerim, çdo propozim apo çdo vërejtje që na vjen nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Unë di të ndaj, edhe në konferencën e kaluar për shtyp kam thënë për episode të veçanta, mendimi im apo qëndrimi im është ky dhe kam cituar qëndrimin që unë e ndaj nga qëndrimi im si përfaqësues politik i LSI-së. Pra, kur është qëndrimi i LSI-së unë them qëndrimi zyrtar i LSI është ky, dhe kur është qëndrimi im si Luan, them qëndrimi im personal është ky. Dhe unë këtë diferencë e kam bërë edhe në atë konferencë për shtyp.

Gazetaret: Z. Rama, pas qëndrimit tuaj të fundit kritik, a keni vënë re ndonjë reflektim nga mazhoranca në lidhje me ato shqetësime që ju shprehët si në rastin e koncesioneve apo çështjeve të tjera?
Luan Rama: Procesi i reflektimit me përgjegjësi është proces dinamik dhe qeverisja, mazhoranca e bën këtë me shumë seriozitet. E dyta unë sot këtu jam për një çështje të caktuar, për një objekt të caktuar të konferencës për shtyp dhe nuk dua ta shfokusoj vëmendjen tuaj dhe të opinionit nga çështja për të cilën ju kam ftuar. Nëse jeni i interesuar të dini qëndrimin tim apo cili është opinioni im në raport me çështje, fenomene, opinione apo episode qeverisës apo sjelljes politike në vend, unë jam i hapur ta bëj këtë në çdo formë dhe me cilindo prej jush që është i interesuar.

Edhe njëherë theksoj që nuk më mungon as aftësia profesionale, jam gazetar në profesion, nuk më mungon oratoria për të artikuluar drejt, qartë dhe pa asnjë hije, pa asnjë ekuivok qëndrimet e mia individuale ndaj çdo rasti apo ndaj çdo fenomeni. E kam bërë këtë si deputet, e kam bërë këtë si përfaqësues i LSI-së dhe çdo të vazhdoj ta bëj sa herë që unë të jem i bindur në vlerësimin tim për të mbajtur një qëndrim që i shërben përmirësimit të qeverisjes, që i shërben transparencës ndaj publikut dhe diskutimit në publik të fenomeneve apo të dukurive që kanë të bëjnë me gjithçka që lidhet me jetën politike dhe sociale të vendit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima