Luan Rama: Do kemi deputet 
në Kukës, dalim forcë e parë

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka marrë pjesë në çeljen e fushatës së LSI në Kukës, ndërsa ka përcjellë mesazhe të forta politike. 

Rama ka deklaruar sërish se objektivi i LSI në zgjedhjet e 25 Qershorit, është të dalë forcë e parë politike, ndërsa ka theksuar se në Kukës do arrijë të sigurojë një mandat deputeti. 

Po nga Kukësi, numri dy i LSI ironizoi dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama i cili është shprehur se PS duhet ta marrë e vetme "timonin e qeverisë". 

Luan Rama ka thënë se në Malësi, burri vlerësohet nga fjala e mbajtur dhe jo nga timoni. 

"Fitorja e LSI-së është një shans edhe për socialistët dhe demokratët. Ne e dimë që në Malësi, burri mbahet prej llafi, jo prej timoni. 

Fitorja e LSI-së do të vijë për shkak se ne do të ulim taksat dhe do krijojmë më shumë vende pune.

LSI do të fitojë edhe në Kukës me një kandidat nga Kukësi",
u shpreh nënkryetari i LSI, Luan Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara